• Vlore, ftese per oferte LYERJE DHE PUNIME ELEKTRIKE, QYTETI VLORE (shtyrje afati)

Vlore
Tiranë 18.11.2024

FTESË PËR OFERTË

ME OBJEKT “Lyerje, punime elektrike dhe hidraulike për ambientet e Qendrës për Mbështetjen e Fëmijës dhe Familjen (SHMFF), Vlorë’

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre. SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët, të rinjtë dhe familjet në nevojë në komunitetet ku ato jetojnë përmes projekteve, që synojnë fuqizimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të tyre me synim ofrimin e një kujdesi më cilësor ndaj fëmijëve. SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke implementuar projektin ‘Adresimi i boshllëqeve sistemike - Mbështetje për reformat e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve’, financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkepunim dhe Zhvillim-BMZ.

Në kuadër të këtij projekti për të përmbushur qëllimet dhe objektivat e tij, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri shpall kërkesën për ofertë me objekt prokurimi: ‘Lyerje, punime elektrike dhe hidraulike për ambientet e Qendrës për Mbështetjen e Fëmijës dhe Familjen (SHMFF), Vlorë’
Për ofrimin e këtij shërbimi SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri fton të gjitha kompanitë/subjektet e interesuara ne kete fushe që të paraqesin interesin e tyre brenda datës 24.11.2024 duke paraqitur ofertat financiare dhe dokumentat plotësuese nëpërmjet postës elektronike në adresën info@soskd.org.al

Për më shumë informacion rreth Fteës për ofertë ju lutemi referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri
 

Attachments

  • SOS Fshatrat e Femijeve Shqiperi_Ftesë për Oferte_Lyerje dhe punime elektrike.pdf
    333.1 KB · Views: 6


Contact
Back
Top