• Vizion Plus kërkon të zgjerojë ekipin e tij me një Teknik IT / IT Helpdesk

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Eksperienca
vetem me eksperience
Vizion Plus kërkon të zgjerojë ekipin e tij me një Teknik IT / IT Helpdesk

Përgjegjësitë kryesore

  • Ofrimi i suportit teknik të nivelit të parë për punonjësit.
  • Diagnostikimi dhe zgjidhja e problemeve në Windows 10/11.
  • Instalimi, konfigurimi dhe suporti për Microsoft Office / Microsoft 365.
  • Diagnostikimi i problemeve me Outlook dhe email-et.
  • Instalimi dhe konfigurimi i kompjuterëve, laptopëve dhe pajisjeve periferike.
  • Diagnostikimi dhe mirëmbajtja bazë e printerëve, skanerëve dhe multifunksionalëve.
  • Diagnostikimi i problemeve të lidhjes me rrjetin LAN/Wi-Fi.
  • Asistencë me disqet dhe folderat e përbashkët në rrjet.
  • Administrim bazë i përdoruesve në Active Directory.
  • Asistencë me probleme të login-it, fjalëkalimeve dhe të drejtave të aksesit.
  • Diagnostikim bazë i problemeve me DNS, DHCP dhe TCP/IP.
  • Instalimi dhe konfigurimi i software-ve të autorizuara.
  • Dokumentimi i problemeve dhe zgjidhjeve.
  • Kalimi i problemeve më komplekse tek pergjegjesi
Kërkesat teknike

Të domosdoshme:

  • Njohuri të mira praktike të Windows 10/11.
  • Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Outlook dhe Excel.
  • Eksperiencë në troubleshooting të:
    • PC dhe laptopëve
    • printerëve dhe skanerëve
    • Outlook/email
    • software-ve
    • pajisjeve periferike
    • network drives
  • Njohuri bazë të rrjeteve TCP/IP.
  • Kuptim i:
    • IP Address
    • Subnet Mask
    • Default Gateway
    • DNS
    • DHCP
    • Ethernet
    • Wi-Fi
  • Njohuri bazë të hardware-it të kompjuterëve.
  • Eksperiencë me Microsoft 365.
  • Eksperiencë bazike me Windows Server / Active Directory.
  • Eksperiencë me printera dhe multifunksionalë në rrjet.
  • Njohuri bazë të switch-eve, VLAN-eve dhe Wi-Fi Access Points.
  • Eksperiencë me programe remote support.
  • Njohuri bazë të PowerShell.
  • Eksperiencë me sisteme ticketing/helpdesk.
  • Eksperiencë në suport për kompani me mbi 100 përdorues.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë.
Aftësi personale
  • Komunikim i mirë me përdoruesit, edhe kur nuk janë teknikë.
  • Durim dhe korrektësi.
  • Aftësi për të shpjeguar problemet teknike në mënyrë të thjeshtë.
  • Aftësi të mira analitike dhe troubleshooting.
  • Aftësi për të prioritizuar problemet.
  • Dokumentim i rregullt i problemeve dhe zgjidhjeve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të kërkuar eskalim kur është e nevojshme.
  • Njohuri të gjuhës angleze për leximin e dokumentacionit teknik.
📩 Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre të plotë, së bashku me informacion të detajuar mbi arsimimin, kualifikimet dhe eksperiencën profesionale, në adresën e e-mailit: hr@vizionplus.tv

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë të procesit të rekrutimit do të kontaktohen për një intervistë.

Duke dërguar CV-në dhe të dhënat personale në adresën e mësipërme, kandidati konfirmon pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale të paraqitura nga Vizion Plus TV, në përputhje me Ligji Nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, si dhe me legjislacionin tjetër në fuqi.
 


Apply
Back
Top