• Vizion Plus kërkon të zgjerojë ekipin e tij me një Elektricist – Infrastrukturë Elektrike dhe Sisteme Mbështetëse të Transmetimit (Broadcasting)

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Elektricist & ndihmes
Eksperienca
vetem me eksperience
Vizion Plus kërkon të zgjerojë ekipin e tij me një Elektricist – Infrastrukturë Elektrike dhe Sisteme Mbështetëse të Transmetimit (Broadcasting)

Përshkrimi i pozicionit


elektricist teknik për mirëmbajtjen, kontrollin dhe ndërhyrjen në sistemet elektrike të një televizioni dhe ambienteve teknike të transmetimit.

Punonjësi do të jetë përgjegjës për garantimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji elektrike të ambienteve dhe pajisjeve kritike të transmetimit, duke përfshirë MCR, studio, server room, racks, UPS, gjeneratorë dhe sistemet e shpërndarjes elektrike.

Përgjegjësitë kryesore
  • Mirëmbajtja dhe kontrolli periodik i instalimeve elektrike të objektit.
  • Kontrolli i paneleve elektrike, automatëve, kontaktorëve, releve dhe sistemeve të mbrojtjes.
  • Mirëmbajtja dhe monitorimi i furnizimit elektrik të MCR (Master Control Room) dhe ambienteve teknike.
  • Kontrolli i linjave elektrike për pajisjet kritike të transmetimit dhe IT.
  • Mirëmbajtja dhe kontrolli i sistemeve UPS, baterive dhe bypass-it.
  • Kontrolli dhe mirëmbajtja e gjeneratorëve, dhe sistemeve të transferimit automatik.
  • Kontrolli i parametrave të tensionit, rrymës, fazave, frekuencës dhe ngarkesës.
  • Identifikimi dhe eliminimi i defekteve elektrike dhe ndërprerjeve të furnizimit.
  • Kryerja e matjeve elektrike dhe diagnostikimi i defekteve.
  • Kontrolli i tokëzimit dhe sistemit të mbrojtjes nga mbitensionet.
  • Kontrolli i shpërndarjes së ngarkesave ndërmjet fazave.
  • Mbështetje në instalimin dhe zhvendosjen e pajisjeve teknike, rack-eve dhe sistemeve të reja.
  • Bashkëpunim me departamentin IT dhe teknikët e broadcast-it gjatë instalimit ose mirëmbajtjes së pajisjeve.
  • Mbajtja e dokumentacionit bazë për ndërhyrjet, defektet dhe mirëmbajtjen preventive.
  • Reagim ndaj avarive elektrike, përfshirë raste që mund të ndikojnë në transmetimin televiziv.
  • Respektimi i rregullave të sigurisë elektrike dhe procedurave të punës në ambiente teknike.
Kërkesat profesionale
  • Arsim profesional në elektricitet, elektroteknikë ose fushë të ngjashme.
  • Minimumi 2 vite eksperiencë.
  • Eksperiencë praktike si elektricist, preferohet në ambiente industriale, IT, broadcast, data center ose objekte me sisteme elektrike kritike.
  • Njohuri të mira të sistemeve AC/DC dhe shpërndarjes së energjisë elektrike.
  • Njohuri praktike për UPS dhe bateri.
  • Njohuri për gjeneratorë dhe ATS/AMF.
  • Aftësi për të lexuar skema elektrike.
  • Aftësi për përdorimin e multimetrit, ampermetrit dhe instrumenteve të tjera matëse.
  • Njohuri mbi sistemet e tokëzimit dhe mbrojtjen elektrike.
  • Aftësi për diagnostikimin dhe lokalizimin e defekteve.
  • Njohuri bazë mbi furnizimin elektrik të pajisjeve elektronike dhe IT/broadcast.
  • Përparësi për kandidatët me eksperiencë në MCR, studio televizive, server room ose data center.
Aftësi të dëshirueshme
  • Njohuri bazë të sistemeve 3-fazore.
  • Njohuri për shpërndarjen dhe menaxhimin e ngarkesave elektrike.
  • Njohuri mbi PDU, rack power distribution dhe redundant power supplies.
  • Njohuri bazë mbi sistemet e alarmit dhe monitorimit të UPS/gjeneratorëve.
  • Njohuri bazë mbi sistemet e automatizimit dhe kontrollit.
  • Njohuri bazë të rrjeteve elektrike të pajisjeve broadcast dhe IT.
  • Patentë drejtimi B përbën avantazh.
  • Gatishmëri për ndërhyrje emergjente jashtë orarit normal, kur kërkohet nga nevojat e transmetimit.
Cilësi personale
  • Përgjegjshmëri dhe korrektësi.
  • Aftësi për të punuar në situata presioni dhe avarie.
  • Aftësi për të punuar në ekip me teknikë broadcast, IT dhe mirëmbajtje.
  • Vëmendje e lartë ndaj sigurisë.
  • Aftësi për të identifikuar problemet dhe për të reaguar shpejt.
  • Gatishmëri për të mësuar sistemet specifike teknike të televizionit.
Përbën avantazh

Eksperienca me:

UPS online / 3-phase UPS · Generator Sets · ATS/AMF · MCR · Broadcast Facilities · Server Rooms · PDU · Electrical Panels · Automatic Transfer Systems · Earthing · Surge Protection · Monitoring Systems

Raportimi


Pozicioni raporton tek përgjegjësi i mirëmbajtjes / drejtuesi teknik dhe bashkëpunon ngushtë me departamentet Broadcast, IT dhe Engineering.

📩 Të gjithë kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre të plotë, së bashku me informacion të detajuar mbi arsimimin, kualifikimet dhe eksperiencën profesionale, në adresën e e-mailit: hr@vizionplus.tv

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur në fazën e parë të procesit të rekrutimit do të kontaktohen për një intervistë.

Duke dërguar CV-në dhe të dhënat personale në adresën e mësipërme, kandidati konfirmon pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale të paraqitura nga Vizion Plus TV, në përputhje me Ligji Nr. 124/2024, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, si dhe me legjislacionin tjetër në fuqi.
 


Apply
Back
Top