• Vinçier | Durrës

Durres
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer | Manovrator | Vinc | Fadrom | Eskavator
Eksperienca
vetem me eksperience
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Pozicioni: Manovrator (Vinçier për Vinç Kullë)

Vendndodhja: Durrës

Detyrat dhe Aftësitë:
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme në operimin e vinçave;
  • Të jetë i pajisur me dëshmitë dhe certifikatat përkatëse për drejtimin e vinçave;
  • Të njohë dhe respektojë rregullat e sigurisë në punë;
  • Të dijë të kryejë shërbimet elementare të vinçit, si grasatimi, kontrolli teknik dhe mirëmbajtja bazë e pajisjes;
  • Të jetë i përgjegjshëm, i kujdesshëm dhe i aftë për të punuar në grup.
Përfitimet:
  • Punësim të rregullt dhe afatgjatë;
  • Kushte të mira pune dhe pagesë konkurruese;
  • Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi.
 


Apply
Back
Top