• VILE NE "SAN NICOLAS" RESORT, PALASE

Cmimi Euro
1300000
Rezidenca turistike edhe rezidenciale ndodhet në bregdetin Shqiptar, në një zone unike dhe elitare, vetem 150 m nga deti, në plazhin e mrekullueshem të detit Jon. Me vendodhje fantastike dhe pamjen shume te bukur, e ben nje nga vendet ideale për të jetuar shëndetshëm, në privatësi, në gjelberim, në ajer të paster dhe pranë freskisë së detit.

“San Nicolas” do të ofrojë 2 plazhe te dedikuara, sherbime të ndryshme si ambiente tregtare, një Hotel me sipërfaqe prej 15,000 m2, Godinë sherbimi prej 1783 m2, bar-kafe-restorante, kënde lojrash për fëmijë, kënde sportive, pishinë të përbashkët, ambiente rekreative, qender sportive, vije bregdetare private, shëtitore buzë detit, arkitekture moderne, infrastrukture të standarteve europiane, cilesi te larte ndertimi, siguri dhe administrim 24 ore, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, investim të sigurte etj.

Rezidenca ka punime shumë cilësore, fasadë alumini termik dopion xham, parapetet e ballakoneve me xham, veshje të mureve me gurë të zonës, orientim lindje – perëndim të cilat do ti japin një ndricim natyral gjatë gjithë ditës vilave dhe apartamenteve.

Vilë Premium 2 kateshe në shitje me sipërfaqe ndërtimi 299.6 m2 + 700 m2 toke, me orientimin perëndim dhe pamje shume të bukur nga deti Jon. Kati perdhe organizohet nga ambient ndenje + ngrenie + kuzhine, dhomë matriomoniale + tualet, dhome gjumi, tualet me dritare dhe veranda. Kati i pare organizohet nga dhomë matrimoniale + tualet me dritare, 2 dhoma gjumi, tualet me dritare, lavanderi dhe ballkoni me pamje nga deti.

Vila ka pishine individuale + 2 poste parkimi.

Ne cmim eshte perfshire dhe ndertimi i pishines karabina.

Mundesi financimi deri ne 60 % te vleres.

PARASHIKOHET TË PËRFUNDOJË NË SHTATOR 2025
Per me shume prona te ngjashme klikoni linkun: https://www.inf-93.com/prona-ne-bregdet/ne-shitje/san-nicolas-resort-palase


Cel. : ‭+355696054036‬
 


Contact WhatsApp
Back
Top