N/B

  • Vila Unike (3 kateshe) 📍TEG - Unique Residence || Me Pishine & Pamje Panoramike || 1.940.000€

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
Vile
Siperfaqja m²
982 m²
Nr dhoma
5+1
Cmimi Euro
1940000 €
Vila Unike (3 kateshe) 📍TEG - Unique Residence || Me Pishine & Pamje Panoramike || 1.940.000€

Q5158 G. Xh.


ZYRA SHITJEVE PREZANTON :

- Unique Residence - TEG 📍 – Vilat e menduara në perfeksion
Unique Residence, një kompleks vilash elitare që vendos një standard të ri për jetesën luksoze në Shqipëri. Këto vila janë projektuar për ata që kërkojnë më shumë se thjesht një shtëpi – për ata që kërkojnë një përvojë unike jetese, larg zhurmës së qytetit, por pranë gjithçkaje që ka rëndësi. TOTAL 10 VILA

- Ekskluziviteti i tyre nuk është vetëm në dizajn apo cilësi, por në faktin që janë unike në treg. Një investim në këtë Residence është një investim në stil, komoditet dhe jetë të qetë.


Katet e Vilës : Kati 0 që është në një nivel me tokën, Kati 1 dhe Kati 2.

- Të dhënat e Ndarjes :

- KATI 0 Përbëhet Nga : ( Dhomë Gjumi, Tualet, Garderobë) Dhomë Teknike, Kantinë, Tualet, 2 Studio, Kinema, Jakuzzi, Sauna, Palestër, Bilardo.

- KATI 1 Përbëhet Nga : Soxhorni, Dhomë Ndeje, Kuzhinë, Ambienti Ngrënjes, Depo, Tualet, Korridor, Verandë, Pishinë, Parkime

- KATI 2 Përbëhet Nga : 3 Dhoma Gjumi me 3 Tualete të brendshme, 1 tualet jashtë dhomave Verandë, Korridor, Garderbë, Ballkon

- Sipërfaqe Bruto Ndërtimore : 981.6 m²
- Sipërfaqe Neto Ndërtimore : 880.9 m²
- Sipërfaqja TRUALL TOTAL : 850 m²
- MBI 3- 4 POSTE PARKIMI
- LARTËSIA 4.85 M

- 2 Living room/ Soxhorno/ Kinema
- 1 Kuzhinë
- 4-5 Dhoma Gjumi
- 3 Garderoba
- 7 Tualete
- 2 Dhoma Teknike
- 3 Korridor
- 5 Ballkone
- 4 Parkime

- Viti ndërtimit : 2025- 2026

- Orientimi : Çdo Anë + Jug Lindje Perëndim Veri


Përshkrimi i vilave:

* Arkitekturë moderne & elegante – Linja të pastra, dritare të mëdha që lejojnë dritën natyrale të përshkojë çdo cep të ambientit dhe elemente natyrore si guri, druri dhe qelqi që krijojnë një harmoni perfekte me natyrën përreth.
* Hapësira të gjera të brendshme – Secila vilë ofron ambiente të bollshme me planimetri të menduar në detaje: sallone të mëdha me tavane të larta, kuzhina të pajisura plotësisht, dhoma gjumi me banjo private, gardëroba të mëdha dhe ambiente për rekreacion, palestër ose studio private.
* Pishinë private me pamje panoramike – Shijo momente relaksi në pishinën tënde personale, me pamje mahnitëse drejt maleve dhe gjelbërimit që të rrethon.
•
* Privatësi e plotë & siguri 24/7 –
• Residenca garanton privatësi maksimale dhe siguri të nivelit të lartë, me sistem monitorimi dhe kontroll hyrjeje për çdo rezident.
* Pamje që të lënë pa fjalë – Nga lindja e diellit mbi kodra, deri tek perëndimi mbi horizont.

Unique Residence – Nuk është thjesht ndërtim. Është art i menduar deri në detaj.

* Ndërtim i garantuar për jetë – Me një sistem unik me 5 shtresa mbrojtëse, vilat nuk kanë asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me dheun, çka i bën të papërshkueshme nga lagështia dhe faktorët e jashtëm.
* Hidroizolim dhe termoizolim i klasit të parë – Teknologji moderne që garanton komoditet të plotë në çdo stinë, duke ruajtur temperaturën ideale dhe ndjesinë e rehatisë në çdo hapësirë.
* Çati me tjegulla të importuara nga Austria – Elegante, rezistente dhe me jetëgjatësi të jashtëzakonshme.
* Instalim elektrik italian “Bticino” – Cilësi, dizajn dhe siguri në çdo ndërprerës, prizë apo pajisje.
* Strukturë antisizmike – Me hekura lidhëse të përforcuara, vilat janë projektuar për të përballuar çdo lëkundje, duke ofruar qetësi mendore dhe fizike për çdo banor.


Këto vila nuk janë thjesht shtëpi – janë një mënyrë jetese.


Ekskluziviteti i tyre nuk është vetëm në dizajn apo cilësi, por në faktin që janë unike në treg. Një investim në këtë Residence është një investim në stil, komoditet dhe jetë të qetë.

Çmimi : 1.940.000€ ⚪
Kontakt TEL & WhatsApp: 📲0684780043
 


Contact WhatsApp
Back
Top