• vetem per ata qe jane ne kerkim, per nje vend pune!?

Epoka e babes tim,
epoka kur ata filluan pune dhe dolen ne pension ne nje dhe ne te vetemen nderrmarje (Fabrik) ka perenduar me kohe.
Ne dokumentat per pensionin e tij figuronte: ne 42 vite pune, vetem nje Fabrik, vetem nje adrese.

Allah allah...

Beni (une) ne me pake se 15 vite pune ka nderruar 2 shtete, 3 qytete dhe gati 7 punedhenes.
Kam akoma edhe 30 vite te tjera pune deri sa te me vije vakti i pensionit.
Hajde gjeje edhe sa here do te me duhet te nderroj vend pune.
Edhe sa here do me duhet te shkruaj:
“Kerkese pune” ose si thone "
CV" (Curriculum Vitae) ?!?
prandaj thashe ti hyj merseles e te shkruaj disa gjera per veten time (si kujtese),
por edhe per shqipfolesit e tjere qe jane nen tension,
per te gjetur “peshkuar” vendin e tyre te punes.

Lexues i dashur, nese nuk ke kohe,
perqendrohu vetem tek ato rreshta qe jane me shkronja te theksuara, te tjerat jane per mua qe kam nge´.
Ne kete shoqerine tone globale te konsumit, qe the ti,
Puna qe enderron (helbete jo doganier, jo tatues) eshte bere malli me i veshtire per tu gjetur.
Kjo eshte keshtu dhe s´e luan topi qysh nga Tirana, Prishtina, Shkupi e deri ne Honolulu.

Ne kete drejtim nuk ka per te nderruar gjesendi, ngelet te nderrojme ne (taktiken).
Nese je dakord deri ketu thuaj PO! dhe vazhdo me tutje:

Taktika dhe menyra se si mundesh ta gjesh dhe ta fitosh vendin e punes, ka!
edhe ka shume bile, bota ka shkruar volume sa ketu deri ne Firifistun per gjera te tilla,
(lum ata qe dijne te lexojne e kuptojne edhe ne gjuhe te tjera)
Beni do perqendrohet shkurt ne disa gjera te vogla, ama me efekt te madh.
Si ne cdo gje ne fillim ishte fjala pataj, pastaj i zoti beri veprat….
le te fillojme me fjalen dhe mendimin (pa romantizem, pa emocione) per te “kapur” punen:

Nga e para
………………………………………………


  • Parapergatitja (Inventari i vetvetes)
  • Kerkimi (grumbullimi i informacioneve dhe ofertave)
  • Gjetja e njoftimit/ofertave
  • Reagimi (pershtatja e CV-se tuaj, ofertes konkrete dhe dergimi)
  • Pergjigjia negative ose asnje pergjigje (heshtje varri)
Prap nga e para ........ dhjetra here, ndoshta disa here ne dite
mos u deshpero (jeta qenka gjimnastike!)
……………..
………………
nje dite prej ditesh

  • pergjigjia pozitive – intervista
dhe do zoti, shansi, apo fati
  • lidhja e kontrates, clirimi – qerasje per shoqerine
………………
i/e pa kenaqur ose prap pa pune?
Prap nga e para....
……………..
……………..
e me radhe deri ne pension
[kuptohet n.q.se nuk ke femij, se po pate,
Prap nga e para (per femijet)]
……………..
vijon sapo te gjej kohe......
 
  • vetem per ata qe jane ne kerkim, per nje vend pune!?

Aplikimet per pune - shfryhu Gento!

paranteze:
Genti
punon part time edhe si Headhunter per disa klient…
se fundmi kishte publikuar tek
www.njoftime.com nje pozicion per menaxher/e marketingu
Beni nga
njoftime.com njihet prek kohesh me Gentin, e pa ne skype me jeshile dhe u interesua mbi rezultatin dhe rezonancen qe kish patur per kete pozicion.
Me poshte biseda me shkurtime:

Beni - njoftime.com:
c´kemi Gento?

Genti-Headhunter:
Beno, mire?

Beni:
a te punon micro?

Genti:
jo me jane prish kufjet, nuk e di ca ka - kinez hesapi - ja ti them Jonides…

Beni :
nejse...vazhdojme si pianista me tastaur-chat
Gento, si doli pozicioni i menaxherit?

Genti:
mire mo mir, ok!

Beni :
Sa emaila te erdhen?


Genti:
nja ~ 90 cope ….po c´e do numrin, o Ben, te gjitha ne kosh!

Beni :
ooou?


Genti:
c´i do, per pasterma?!
Yyyy o burra, dergo emaila kot! …me te ngrejt nervat..

as nuk e marrin mundimin me lexu se c´a kerkohet?! c´a s´kerkohet?
1-2-3-4 pikat qe kerkoja, qe ti e di, une shkruj qarte dhe shkoqur!
...
po jo mor lal, as qe ja fishkellejne fare, se ca shkrun ti!
lef ti lef, se lef bukur!
me e forta ishte njona:
“e lexova deri ne fund oferten tuaj dhe te gjitha ca kerkoni , une i plotesoj,

doni tju nis edhe nje CV?”
…...

per pak ja rrasa me kepuce ekranit!

une them: shoqerojeni kerkesen tuaj me nje leter motivuse!

ti ma sjell emailin e bardhe ose vetem me pershendetje.
me titull: CV
me email:
sylarushja2106@hotmail.com

Beni:
jo mo?

Genti:
po kur te vijne cv, ne cc edhe me nja 10 emaila dhe firma te tjera?

Beni:
bo bo!

Genti:
ke nevoje ta hapesh kete email?
copy+paste CV, attach ne email dhe op xhixhi!
pse kshu bohet? …na shoku, do edhe nga une nja 2 mega CV?

Ne kosh! Delete! Delete! …vecse Delete!
….
me i miri, shkrun edhe 2 rreshta shoqerues, qe te boj pershtypje, kupto ti?
po s´thot asgjo!
dhe ne ato 2 rreshta, sa gabime ka? - thu ti…….


kur s´di me shkrujt shqip, ke nevoje te shofesh a ka TOEFL-in?
apo sa kurse dhe trajnime ka bo?

...
Kur tjetri s´di me shkrujt as 1 email....
as titull, as koke, as kembe...
ku i co mushka?
keta, edhe ta kesh biznesin flori, ta hedhin ne ere!
...
ti shkrun: ju lutem CV me foto!
po pse, do me dit njeri se ca do ti?
...
Po edhe ata qe e kane me foto CV-ne, e kane o nga celulari, o webkami, o nga albumet e fejsbukut
…une ala nuk e kuptoj ket popull!
dhe thone pastaj, ne nuk jemi korrekt, ne nuk kthejme pergjigje!

Beni:
Gento, une s´ja kam shume idene,
por, ne lidhje me fotot, me bejne pershtypje ato qe vendosen ne objektet e banimit per shitje
po them: objekti kushton minimumi 70.000 Euro, po vendos 2 foto tamam, ta haje dreqi, se nuk je duke shit kumblla!
le qe edhe kumbullat po si fotografove tamam...
si duket nuk ka hyre akoma fryma e fotos profesionale?!

Genti:
po ca kumblla thu ti?!
ore ke une nuk kane shans keta, se e di ti si e kam klientelen..dhe pozicionet
po diku do hane buke edhe keta, i zejne deren tjetrit,
ai i mban nja 3 muj dhe kshu shkon kjo pune, hidh e prit

Beni:
dmth dobet e?...kane ikur te hajrit?

Genti:
ka mo ka, po shumica eshte pertoke
me pyte per numrin e kandidateve, prandaj te sqarova, qe nuk me hyn ne hesap numri!
...
ne fakt 4 kandidate, ku nuhata dicka, i ftova ne interviste
do ti, ishin per se mbari!!!
u thashe:
gjynof!
keni gjithe ket bagazh, por nuk dini ta tregoni!
po si do prezantoni neser, produktet e firmes tek klientet? tek partneret?

Beni:
c´a nuhate?


Genti:
po ky osht sekreti i zanotit, po s´pate nuhatje, do hash dhe
ne fakt qysh ke rreshtat e pare e thith tjetrin, bon, s´bon
shikimi pare, ka a s´ka bagazh

….
po jo kshu, copy + paste cdo gje,
CV -ja hajt ok, 99 % jane me Europass
po dallohet elementi qysh ke hyrja qe i bon muhabetit ne email, ke tjetra...ke tjetra..
pastaj, 2 kishin punu ne pozicione te ngjashme..
dhe ne subjekte qe ishin sagllom..

Beni :
si sagllom?


Genti:
ore ka subjekte, ku ti hyn ush e del kapterr! Me thuj ke ke pat shef dhe mos fol mo!
...
Beno, i ka zanati keto, u bona vite… te skanojme ne ajer! I njef njerzit ti, a jo?!

Beni :
po prandaj te pyeta!
po me sa shof une, muhabeti caloka shume tek komunikimi..prezantimi i kanditatit ne leter?!

Genti:
po ca flet!?
po ku ta njof une tjetrin, pervec se nga ca shkru ne email?!

....po nuhata gjo, pastaj, e guglloj ne linkedin, fejsbuk.. e di vete ti…

Beni :
po a ka kurse, a ka trajnime, materiale per keto gjera?

sa te han qente! Plot eshte interneti!
Po ca trajnimi u dashka, me i kthy pergjigje kerkeses, amon?
se ma hoqe petllen, do shkence me shkrujt 5 rreshta!

Lexo ca po kerkoj dhe kapi 1 nga 1 e thuj, na 1 na 2 na 3…..
po kane bo nga nje hale me shkolle, mer Ben!

Beni :
si do qofte, nese ke disa mustra CV, letra motivuese, apo keshilla
qe duhen mbajt parasysh... mi nis me email.. ti vejme diku, kush ka qef me ece, le ti lexoje.

Genti:
… e ke kot.. nuk mushin!

i dine te gjitha ..edhe dreqin e din!
po ca gjona nuk jane me te thon, jane me te dhon!

Keta me duhen mu!

Beni :
e kam te qarte! po... per ata qe mushin e kam fjalen!
…..
a me jep leje ti publikoj ato cfare shkrujte me lart?

Genti:
jepi shoku, ne fakt u shfryva i cik dhe e kom nxi pak,
po i ka zanati kto, te fryjne, te trashin robt!
a nigjo..ndrysho i cik emrin…dhe ca gjona aty siper fshiji, se e di ti, Tirona sa nje tepsi byreku osht!

Beni :
pa merak!
mos harro, me sill ato materialet me email...
falemnderit.. degjohemi!
 
Back
Top