• UDHËTIM NË SIÇILI, 3 DITË €299

per ku? Shteti
Itali
Tipi
City-tour | Vizita qytetesh
Sa nete
2
Cmimi Euro
299

UDHËTIM NË SIÇILI, 3 DITË €299

  • Dita e Parë​

    Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin, 3 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë - Catania.
    Nisja nga Tirana në orën 12:50. Mberritja në Catania në orën 14:25.

    Vizitë e monumenteve kryesore në Catania:
    Katedralja e Catanias, Piazza del Duomo që është edhe sheshi kryesor i qytetit, ku ndodhet Katedralja e Shën Agatës dhe Fontana dell'Elefante, simboli i Catanias.
    Via Etnea; rruga kryesore dhe më e gjallë e Catanias, e mbushur me dyqane, kafene dhe ndërtesa historike.
    Piazza Dell'Università, Porta Garibaldi si dhe Kalaja Ursino; një kështjellë mesjetare e ndërtuar në shekullin e 13-të, që tani strehon Muzeun e Qytetit të Catanias dhe ekspozita të ndryshme kulturore.
    Sistemimi dhe akomodimi në hotel në Catania.
  • Dita e Dytë​

    Mëngjes në Hotel. Nisja për në Noto ku do te vizitojmë:
    Katedralja San Nicola e cila dallohet per shkak te arkitekturës baroke siciliane si dhe per përmasat dhe bukurinë e saj.
    Kisha Santa Chiara, Fontana d’Ercole si dhe Palazzo Nicolaci; një pallat aristokratik i njohur për ballkonet e tij të dekoruara me skulptura fantastike si dhe për brendësinë luksoze.
    Vazhdimi i udhëtimit për në Syracuse ku do të vizitojmë qytetin e vjetër apo Ishulli Ortigia qendra historike e Syrakuzës, ku ndodhen disa nga monumentet më të rëndësishme të qytetit, përfshirë Tempullin e Apollonit dhe Castello Maniace si dhe Fontana Diana.
    Do te vizitojme gjithashtu Fontana Arethusa; një burim legjendar që ndodhet në ishullin Ortigia, i rrethuar nga bimë papirus dhe me një histori mitologjike interesante.
    Piazza Duomo; Një shesh madhështor që strehon Katedralen e Syrakuzës, një ndërtesë impozante e ndërtuar mbi rrënojat e një tempulli antik grek.
    Kthimi dhe sistemimi në hotel në Catania.
  • Dita e Tretë​

    Mengjesi ne hotel. Vazhdimi i udhëtimit për në Taormina. Vizitë në Taormina:
    Piazza Duomo: Një shesh i mrekullueshëm me një fontanë të bukur dhe katedralen historike të qytetit, ku mund të ndiheni të zhytur në atmosferën e lashtë të Taorminës.
    Kisha San Giusepe: Një kishë baroke që ndodhet në Piazza IX Aprile, e njohur për arkitekturën dhe dekorimet e saj të mrekullueshme.
    Palazzo Carvaja: Një ndërtesë historike që përfaqëson arkitekturën mesjetare dhe është një simbol i rëndësishëm i qytetit.
    Corso Umberto: Rruga kryesore e Taorminës, plot me dyqane, kafene dhe restorante, ku mund të shijoni atmosferën lokale.
    Transferimi për në aeroportin e Catanias.
    Fluturimi i kthimit nga Catania në orën 21:50 dhe mbërritja në Tiranë në orën 23:15.
info@zenithtravel.al
 


Contact
Back
Top