Tropoje, Drejtor/e Dege
- Tropoje
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Finance-Specialist | Banke / Sigurime
- Menaxhim Biznesi
- Menaxhim strategjik | Drejtues
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- vetem me eksperience
NJOFTIM PER VEND TE LIRE PUNE
Titulli i Punës: Drejtor Dege
Dega: Tropojë
Departmenti: Shitjeve me Pakicë për IndividëPËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM:
Drejtori Degës është përgjegjës për administrimin, operacionet e efektshme ditore dhe ofrimin e shërbimeve të plota në degë, duke përfshirë operacionet, kreditimin, shitjen e produkteve, shërbimin ndaj klientit, dhe sigurinë dhe sigurinë sipas objektivave dhe rregullave të Bankës në fuqi.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITE KRYESORE:
- Eshte pergjegjesi kryesor per koordinimin e punes ne dege, me qellim realizimin e objektivave te bankes, te vendosura per degen.
- Eshte pergjegjes per zhvillimin e stafit dhe orientimin e tyre te lidhura me objektivat dhe fokusin e bankes.
- Siguron ndertimin e nje strategjie per arritjen e planit te biznesit te bankes ne termat e rritjes dhe cilesise, ne perputhshmeri te plote me politikat dhe strategjite e bankes.
- Drejton komitetin e kredise ne Dege, sipas nivelit te aprovimit dhe ne perputhje me politikat e institucionit.
- Udheheq dhe suporton stafin e Deges per te siguruar se puna e tyre eshte ne perputhje me standartin e bankes ne sherbim, shitje dhe perputhshmerine operacionale.
- Organizon mbledhje periodike me stafin per te garantuar planifikimin ne nivelin e duhur me sherbimet bankare, produktet dhe procedurat e bankes dhe performancen.
- Merr pjese ne menyre aktive ne mbledhjet e bankes dhe kontribuon me ide per permiresimin e proceseve, procedurave dhe efektivitietin e deges.
- Mbikqyr dhe vlereson stafin me qellim dhenie feedback, identifikon nevojat per trajnim dhe propozon plane konkrete per zhvillimin e kapaciteteve profesionale te stafit.
- Respekton Politiken e Vleresimit te Performances dhe eshte pergjegjes per vleresimin e punonjesve ne varesine direkte.
- Mbeshtet veprimet operacionale te deges duke kryer kontrollin dhe autorizimin e veprimeve ne sistemin informatik qe ka banka, ne perputhje me nivelin e autorizimit.
- Siguron kryerjen e kontrolleve spontane te arkave individuale dhe /ose arkes kryesore sipas percaktimeve te manualit te arkes. Sherben si person kontakti per eskalimin te probleme operacionale qe mund te lindin ne Dege dhe qe nuk zgjidhen nga drejtuesi I operacioneve, si dhe ndjek personalisht zgjidhjen e tyre ne zbatim te rregullave dhe procedurave te miratura te bankes.
- Pergatit dhe dergon raporte specifike ne Departamente e Drejtorise ne perputhje me kerkesat dhe procedurat ne fuqi.
- Vepron si promovues dhe tejcues i vlerave dhe imazhit te institucionit.
- Eshte person pergjegjes ne rang Dege ne lidhje me zbatimin e standarteve te bankes per PPP&FT. Te siguroje qe komunikimi me stafin ne lidhje me cdo ceshtje te PPP&FT te jete I plote, I qarte formal (me email) duke respektuar standartin e komunikimit me email me njesine e AML.
- Eshte pergjegjes per zbatimin e procesit te monitorimit te anomalive te evidentuara ne transaksionet bankare ne Dege dhe raportin e tyre ne njesine e AML ne Zyrat Qendrore. Eshte pergjegjes per monotorimin e kontrollin e Deges ne lidhje me respektimin e standarteve te kerkuara, vecanerisht me klientet me risk te larte (perfshire kategorizimin e tyre) dhe /ose vigjelence te zgjeruar te percaktuar nga sitemet automatike te bankes, manuali I PPP&FT dhe dispozitat ligjore ne fuqi apo kerkesat e njesise per ceshtjet e PPP&FT.
- Duhet te tregoje kujdes per zbatimin e standardeve me te larta per te mbrojtur banken dhe reputacionin e saj nga keqperdorimi per pastrim parash dhe/ose financim mashtrimi apo aktivitete te tjera te paligjshme.
- Eshte pergjegjes per ndjekjen dhe zbatimin e procedurave te sigurise na stafi i deges perkatese.
- Diplome Universitare ne Fakultetin e Administrim Biznes, Ekonomik, ose te tjera te lidhura me fushen.
- Minimumi 5 vjet pune ne sektorin bankar, preferohet eksperience drejtuese e meparshme.
- Aftesi te shkelqyera organizative menaxhuese dhe koordinuese.
- Njohuri shume te mira ne operacioneve bankare
- Aftesi te forta komunikuese verbale te shkruara analitike dhe nderpersonale.
- Aftesi drejtuese dhe motivuese per stafin.
- Njohuri te mira te gjuhes angleze dhe te paketes Microsoft Office.
Afati i fundit i aplikimit 12 Shkurt, 2025.
Apply