• TRAJNIM PER PERGATITJEN E PROJEKTEVE TE FINANCUARA NGA BASHKIMI EVROPIAN

Njoftim

Shoqëria civile eshte grupimi i trete i rendesishem i shoqerise njerezore, pas atij te politikes dhe te biznesit. Ajo sa vjen e po kthehet faktor i perparimit social dhe ekonomik edhe tek vendet ne zhvillim. Instituti per Integrim Evropian zhvillon trajnime per grupet e te rinjeve per pergatitjen e projekteve te financuara nga Bashkimi Evropian. Trajnimi synon t’u vijë në ndihmë të gjithë te rinjeve nga 18-35 vjeç që kane deshire te kryejne aplikime per thithjen e fondeve nga Bashkimi Evropian dhe donatoret e tjere te shoqerise civile. Ne perfundim te trajnimit pjesmarresit do te jene ne gjendje te:

1. Analizojnë nevojen per zhvillimin e projektit, sigurimin e fondeve dhe perdorimin e drejte te tyre.
2. Analizojne fizibilitetin e zhvillimit te projektit, qellimin, objektivat, aktivitetet dhe buxhetin e nevojshem.
3. Te pajisen me deshmi kualifikimi per shkrimin dhe menaxhimin e projekteve te financuara nga Bashkimi Evropian.

Per çdo gje tjeter qe keni te paqarte rreth trajnimit e sqarojme diten e intervistes. Te interesuarit per te marre pjese ne trajnim te dergojne shprehjen e interesit duke derguar nje cv te shkurter jo me shume se nje faqe brenda dates 30 Prill 2024 tek adresa elektronike: institutiperintegrimevropian@gmail.com
 


Contact
Back
Top