• Tirane, WELL ofron vend pune Menaxher Operacional

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
WELL Sh.p.k. kërkon të rekrutojë Menaxher Operacional për rrjetin e dyqaneve WELL Beauty & Care

Përgjegjësitë Kryesore:



  • Përcjell në baza ditore dhe është përgjegjës për operacionet e kompanisë;
  • Drejton, mbikqyr, motivon dhe zhvillon stafin me qëllim përmirësimin e performancës së tyre në punë dhe sigurimin e përmbushjes së objektivave të përcaktuar;
  • Monitoron aktivitetet e shërbimit ndaj klientit, me qëllim ofrimin e një shërbimi cilësor dhe të kënaqshëm për ta;
  • Kujdeset për rritjen e efikasitetit të punës në shitjen e produkteve dhe rritjen e prezencës së kompanisë/BRAND-it në treg;
  • Monitoron nivelet e inventarit me qëllim përcaktimin e nevojave për furnizim nëpër dyqane;
  • Vendos dhe rregullon cmimet e produkteve, bazuar në rezultatet e analizave, studimeve dhe kërkesave të tregut;
  • Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie të mira me klientët dhe aktorët e tjerë ne treg;
  • Vlerëson dhe analizon të dhënat operative dhe financiare për të përcaktuar ecurinë e shitjeve;
  • Kujdeset për realizimin e objektivave të vendosura nga kompania;
  • Raporton në mënyrë periodike mbi bazën e standardeve të vendosura nga kompania.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë;
  • Aftësi analitike si në kërkim tregu, parashikim dhe menaxhim të zinxhirit të furnizimit;
  • Përvojë e mëparshme jo më pak se 3 vjet në pozicione të ngjashme drejtuese; (eksperienca në retail-i përbën avantazh)
  • Aftësi shumë të mira njohëse të gjuhës Angleze, në komunikim verbal dhe të shkruar;
  • Njohës shumë i mirë i paketës MS Office (Excel) dhe programin Financa 5;
  • Aftësi udhëheqëse, organizative dhe menaxheriale; ndërveprimi në biznes dhe shitje;
  • Aftësi shumë të mira drejtuese, organizative dhe komunikuese;
  • Të jetë person i përgjegjshëm, me integritet dhe dëshirë për të punuar, (fleksibël me oraret);
  • Leje Drejtimi.

Të dhënat:
Pozicioni: Menaxher Operacional;
Vendndodhja: Tiranë;
Pagesa: Në nivel drejtuesi;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 31. 10. 2018



Luten të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën e Email: well.rekrutime@alkosgroup.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”


Cel. : 0697053354
 


Apply WhatsApp
Back
Top