• Tirane, vende vakante MËSUESE KOPSHTI

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
6 Yzberisht | Misto Mame
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mesimdhenie | Pedagogji
Eksperienca
vetem me eksperience
Institucioni ynë arsimor “Kopeshti Adventist” është në kërkim të një Mësueseje Kopshti të profilizuar për arsimin parashkollor, e cila të jetë e përkushtuar dhe e apasionuar pas punës me fëmijët.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
  • Zhvillimi dhe zbatimi i programeve edukative për fëmijët e moshës parashkollore.
  • Organizimi i aktiviteteve krijuese dhe mësimore në përputhje me metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies.
  • Kujdesi dhe mbështetja e zhvillimit intelektual, emocional dhe social të fëmijëve.
  • Bashkëpunimi me prindërit për të ndjekur progresin dhe mirëqenien e fëmijëve.
  • Respektimi dhe zbatimi i standardeve arsimore dhe etikës profesionale.

Kualifikimet dhe Kërkesat:
  • Diplomë në Arsim Parashkollor, barchelor ne Parashkollor.
  • Përvojë pune si edukatore/mësuese në kopësht (e preferueshme).
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me fëmijët, kolegët dhe prindërit.
  • Kreativitet, durim dhe përkushtim ndaj edukimit të fëmijëve të vegjël.

Çfarë ofrojmë:
  • Ambient pune të ngrohtë dhe profesional.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe trajnime.

Aplikimet:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi në eldabashkimi1@gmail.com.
 


Apply
Back
Top