• Tirane, TRING NË FESTË MAGJI NË TË GJITHA KANALET

Tirane
en8PskE.jpeg


TRING NË FESTË
MAGJI NË TË GJITHA KANALET


Si një vals fundviti i sinkronizuar në përsosmëri, nga 24 dhjetori deri më 5 janar, të gjithë kanalet TRING do të jenë në një festë të madhe. Nga emocionet sportive, te programet e dedikuara apo premierat e fundvitit, platforma më e madhe televizive në vend do t’i sjellë të gjitha, për të kaluar së bashku festat më të bukura.

oXEtti7.jpeg


Me dy super raunde të Serie A28-29 dhjetor dhe 4-5 janar, që përplasin të mëdhenjtë e futbollit Italian, me NBA për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, me Superderbin e Lisbonës në Ligën portugeze, apo Supercoppa Italia, kompeticion që i bashkohet Tring fillimvitin 2025, me dy gjysmëfinale, përkatësisht Inter - Atalanta dhe Juventus - Milan 2 dhe 3 Janar, si edhe me finalen e madhe të datës 6 janar, këto festa të gjithë tifozët do t’i kalojnë me kanalet sportive Tring, ku spektakli nuk do të ndalet për asnjë çast.

uN5xfIw.jpeg


Por jo vetëm sport, Tring do të sjellë propozimin më të larmishëm programor dhe një katalog gjithëpërfshirës për të gjitha grupet e audiencës.
Me Tring Festa, kanalin e dedikuar 24-7 për katalogun më të madh të filmave festivë, me festën e madhe në kanalet e fëmijëve me programe të reja enkas për ditët festive, me prodhimet origjinale dhe më të rejat e lifestyle në kanalin Living në edicionin festiv, me Muse që shndërrohet në skenën madhështore të muzikës botërore, me filmat e shumëpritur, premierat e fundit, blockbusters dhe më të mirët e vitit që po lëmë pas në një maratonë të larmishme në të gjitha kanalet e kinemasë, me seriale të reja dhe episodet pa ndërprerje të serialeve të dashura të platformës, me cikle dokumentarësh premierë në të 3 kanalet e dedikuara, por edhe me spektakël, argëtim e humor në shqip, Tring ju fton të gjithëve që t’i bashkoheni festës në familjen më të madhe televizive në Shqipëri.

qNrPVaQ.jpeg


Nuk ka rëndësi ku ndodheni, me aplikacionin Tring gjithçka vjen te ju. Pjesë e të cilit është edhe Video on Demand, libraria më e madhe e kontentit televiziv dhe kinematografik, së cilës përpos 13 mijë eventeve të disponueshme, do t’i shtohen dhjetra tituj të tjerë enkas për festa, për t’u shijuar sipas dëshirës së gjithsecilit. Gjithçka ju duhet për festat e përsosura e sjell TRING!

rgjFqlh.jpeg
 
Back
Top