• Tirane, tender krevat Krevate spitalore elektromekanike me 3 motorre

Tirane
Tipi
krevat
1744179650063.png

Albania

Fondacioni “Islamic Relief Worldwide” e ka zanafillën në Shqipëri ne vitin 1991. Islamic Relief- Albania office është rregjistruar si një organizatë ndërkombëtare në Shqipëri me vendim gjykate nr. 44 me 14 Korrik 1994. Aktualisht Fondacioni operon në rrethet Shkodër e Tiranë dhe ne qytetin e Pogradecit dhe mbulon gjithe Shqiperine me projekte te ndryshme zhvillimore në sektorët e edukimit, infrastrukturës, rritjes së kapaciteteve, mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut, shëndetësisë dhe në projekte sezonale si Kurbani dhe Ramazani

Tirane me 09.04.2025

Ftesë për Ofertë


Islamic Relief - Shqiperi po kerkon te bleje pajisje mjeksore Krevat spitalore elektromekanik (me 3 motorre)

Sasia 40 cope

Pershkrimi Krevatit eshte si meposhte :
  • Te jete I pajisur me 3 motorre dhe telekomandë.
  • Levizjet e shpinës , këmbës dhe lartesisë të rregullueshme elektrike.
  • Te jetë me mbrojtëse IPX6
  • Shtylla IV e rregullueshme ne lartësi.
  • Pjeset metalike te lyera me boje elektrostatike.
  • Treguesi I kendit ne shiritat anesore
  • Pllaka të lëvizshme dhe të montueshme të kokës dhe te kembëve material popipropileni
  • Kornizë profili me mbulesa plastike ABS të lëvizshme lehtë
  • Rrotulla me kyçje tërthore me rrotullim 360° (125 mm)
  • Parakolpet mbrojtes plastike kunder goditjes.
  • Mbajtese e qeses se urines
  • Gjatësia e përgjithshme: 200-210 cm/ Gjerësia e përgjithshme: 95-100cm/
  • Gama e lartësisë: 44-78 cm / Këndi i mbështetëses: 65°/ Këndi i këmbës: 30°
  • Ngarkesa e sigurt e punës: 180 kg
  • Mbajtëse kasete me rreze X
Dysheku:

Dimensionet:

Madhesia: 85 x 195 x 12 cm
Dendesia : 28 kg/m3

I mbuluar me mbulesë antibakteriale, rezistente ndaj ujit, lehtesisht i lëvizshme dhe mundesishem per tu larë

Cilesia e produktit duhet te jete mbi mesatare.


-Çmimet për njesi duhet të përfshijnë dhe t.v.sh.
- Ju lutemi sillni bashkangjitur nje katalog te artikullit.


  • Kërkohet që të mbulohet transporti deri në destinacionin e kerkuar nga Fondacioni ( brenda Shqiperise)

Oferten mund ta sillni te mbyllur ne zarf me mbishkrimin Oferte per Krevat spitalore prane zyrave tona Rr Gjergji Legisi Ndertesa 90 ngjitur me magazinat e Adidas Laprake .
Oferten tuaj mund ta dergoni deri në datën 30.04.2025 ne oren 14:00 në adresën e email: procurement@islamicrelief.al


NOTE: Oferta duhet te kete , oferten ekonomike dhe niptin ose ekstraktin e kompanise nese keni eksperienca te ngjashme mund te na e dergoni referencat.
Ofertat pas dates se publikuar apo ne adresa tjera nuk merren parasyshe.


Islamic Relief Albania ka zero tolerance ndaj çdo thyerje proçedurash si:

• Politika kunder Rryshfetit dhe Korrupsionit.
• Kodi i Sjelljes
• Respektimi dhe Mbrojtja e Grupeve Vulnerable (Perfitueseve) te IRA

Për çdo paqartësi mund të kontaktoni : Cel 0677033379

Cel. : 0677033379
 


Contact WhatsApp
Back
Top