• Tirane, tender DIZENJIM DHE PRINTIM MODULESH/ METODOLOGJI

Tirane
Tiranë, më 10.10.2024​
FTESË PËR OFERTË
ME objekt: Dizenjim dhe Printim Modulesh/ Metodologji

Shoqata SOS Fshati i Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë në familjet e tyre biologjike. SOS Fshati i Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve komunitare, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve. SOS Fshati i Fëmijëve është anëtare e Organizatës Ndërkombëtare, SOS Kinderdorf International, krijuar nga Herman Gmeiner në vitin 1949. Ajo është prezente në më shumë se 136 vende në botë në shërbim të fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve.

Misioni ynë: Në krijojmë familje për fëmijët në nevojë, i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është duke implementuar projektin Addressing Systemic Gaps - Support to Child Welfare System Reforms/ Adresimi i boshllëqeve sistemike - Mbështetje për Reformat e Mbrojtjes Sociale në Shqipqri, Armeni, Bjellorusi, Maqedoninë e veriut dhe Ukraine. Ky projekt synon të përmirësojë të drejtat e fëmijëve me fokus të veçantë në mbështetjen e reformës së sistemeve të kujdesit alternativ dhe procesit të deinstitucionalizimit në këto 5 vende të synuara. Projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Zhvillim Ekonomik dhe Bashkëpunim-BMZ dhe agjencia zbatuese është SOS Fshatrat e Fëmijëve në mbarë botën Hermann Gmeiner Fonds Deutchland e.V.

Objektivi kryesor për ngritjen e kësaj Ftese për Ofertë, është kontraktimi i një ofruesi shërbimi për Dizenjime dhe Printime për përmbushjen e nevojave për realizimin e aktiviteteve të planifikuara në kuadër të implementimit të këtij projekti.

Jeni të ftuar të dorëzoni ofertën tuaj si dhe te gjithë dokumentet e kërkuara nëpërmjet e-mail-it zyrtar info@soskd.org.al deri më datë 23.10.2024.

Për më shumë detaje rreth Ftesës për Ofertë ju lutemi referojuni dokumentacionit bashkëngjitur.

Faleminderit!
Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri
 

Attachments

  • Ftese per Oferte _Design dhe Printim Modulesh_'Adresimi i Nevojave Sistemike- Mbeshtetje per R...pdf
    247.7 KB · Views: 14


Contact
Back
Top