• Tirane, Spektakli i futbollit Italian në Tring Sport vazhdon

Tirane
zSFPPET.jpeg


Këtë herë, ndizet mes java me dy super ndeshje të Coppa Italia. Rruga tashmë është kristalizuar
dhe jemi në çerek finale, dy të parat e të cilave luhen me 4 dhe 5 shkurt, përkatësisht
ato mes Atalantës dhe Bolonjës dhe Milanit e Romës.
Dy gjysmëfinalistet e para janë mes tyre dhe ngritja e trofeut prestigjioz të
Kupës së Italisë është një nga objektivat kryesorë të një sezoni të suksesshëm për skuadrat italiane.
Ndaj, dy ndeshjet e së martës dhe së mërkurës mbrëma do të jenë të
luftuara nga secila prej tyre me objektivat përkatës.

SEMRp92.jpeg


Atalanta e Gasperinit prêt në shtëpi Bolonjën tashmë jashtë Evropës, për të cilën
kjo ndeshje mund të konsiderohet edhe si mision, duke pare rrugëtimin në Champions dhe kampionat.
Ndërkohë që Milan - Roma, superperballja e Sansiros, do të jetë një duel
për të treguar sërish epërsinë për dy super ekipe, jo në sezonin e tyre më të mirë.
Konseisao, e ardhmja e tëcilit është e dyshim të në pankinën e Djajve të kuq, luan
edhe një shans, ndoshta të fundit, kundër strategjistit Ranieri dhe ekipit të tij.

h5Ak1Bh.jpeg


Për t’I lënë më pas radhën dy super ndeshjeve të tjera, ato të datës 25 dhe 26 shkurt që do të përballin
Juventusin me Empolin dhe Interin me Lazion, për të zbuluar dy gjysmëfinalistet e dyta.

qNYDkWX.jpeg


Magjinë e futbollit Italian e përjetoni të plotë vetëm në kanalet Tring Sport,
në platformën më të madhe sportive në vend.

cFxOa2e.jpeg
 
Back
Top