• Tirane, shitet Vile 4+1+Aneks+Ballkon , 364 m² 750.000 € (Mjul Bathore)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 TEG | Lunder | Farke | Mjull-Bathore
Tipi
Vile
Siperfaqja m²
364 m²
Nr dhoma
4+1
Cmimi Euro
750000
Maison de la Terre, vilë premium në shitje

Vila ka sipërfaqe ndërtimi prej 363.85 m2

Organizohet në tre kate

Kati -1 organizohet në palestër, lavanteri, sallë lojrash, ambient teknik dhe një tualet

Kati përdhe disponon një ambient ndenjie, kuzhinë, dhomë gjumi, tualet dhe verandë

Kati i I-rë organizohet në tre dhoma gjumi, dy tualete, garderobë dhe ballkon

Vila disponon gjithashtu një pishinë dhe dy poste parkimi

Një ndër veçoritë që i shton vlera “Maison de la Terre” është pikërisht harmonia e dizajnit që integrohet në mënyrë të përsosur me kompleksin, peizazhin dhe mjedisin natyror.

Synimi i kësaj qasjeje është integrimi i banesave dhe infrastrukturës me topografinë ekzistuese të tokës.

Projekti tregon kujdes ndaj detajeve dhe topografisë së tokës, duke krijuar kështu një dizajn kreativ dhe të qëndrueshëm.

Kjo, duke shfrytëzuar me zgjuarsi hapësirat dhe nivelet, për të krijuar një kompleks tërheqës dhe miqësor me banorët dhe planetin.

Maison de la Terre garanton një mbrojtje efektive ndaj rrezeve UV gjatë verës, duke reduktuar ndjeshëm nevojën për ajër te kondicionuar.

Në sajë të materialeve specifike dhe sipërfaqeve reflektuese, minimizohet përthithja e nxehtësisë diellore dhe krijohet një mikro-klimë me e freskët për të gjithe.

Një tjetër element i rëndësishëm që kontribuon në krijimin e kësaj mikro-klime eshtë edhe sistemimi i duhur i hapësirave publike, të cilat nxisin ajrosjen natyrale.

Maison de la Terre nuk eshtë vetëm shtëpia e njerëzve, por edhe e bimëve të bukura dhe aromatike, bletëve dhe zogive të ndryshëm, duke krijuar një ekosistem harmonik brenda një kompleksi.

Cmimi i shitjes 750000 euro

ID : PRO7312

Cel. : +355 69 609 2993
 


Contact WhatsApp
Back
Top