• Tirane,Shitet Super-Okazion Apart bollshëm tip 3+1,kat 4,pallat ekzistus, siperfaqa 140m², Cmimi 1'000 €/m², në rr.A.Demi, tek Sh "Kushtrimi Lirisë",100m Lana/Maternitetit Ri dhe 300m nga Ura Brrylit/Unaza

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
1 Ali Demi | Tregu Elektrik
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
140 m²
Nr dhoma
3+1
Kati
Kati 4
Cmimi Euro
140000
Shitet: Apartament tip 3+1, i bollshëm, i restauruar, 2-banjo, 2-ballkone, me shumë dritë e diell, nga jug-lindje, me sipërfaqe 140m2, në katin 4-të, buzë trotuarit të rrugës "Ali Demi", pallat ekzistues, tullë e bardhë dhe kuqe, pranë shkollës 9-Vjeçare "Kushtrimi Lirisë"/100m nga Ura Maternitetit Ri, 400 m nga Unaza/Ura-Brryllit/Ministria e Jashtme dhe 350 m nga Fusha Ali Demi, si dhe 950m nga Shkolla 9-Vjeçare 1-Maj/Ulliri/Ura ish-ATSH-së.
Zona Maternitetit Ri/Sh.Kushtrimi Lirise
: është një ndër zonat më të preferuara të Tiranës e mirë-integruar me të gjitha arteriet kryesore urbane dhe zonat e tjera. Zona e Brrylit, "Ali Demi", Materniteti Ri, Shkolla "Kushtrimi Lirirsë" etj, është mjaft e preferuar për banim dhe ndër më të pastrat nga ana ekologjike dhe ambjentale, me pak pjerrësi për largimin e ujërave sipërfaqësorë, e pozicionuar gjeografikisht mjaft mirë në krahun/drejtimin e Malit të Dajtit. Segmenti buzë Lanës në të dyja anët e saj, nga Ura-Brrylit deri tek Materniteti i Ri- rrethe rrotullimi Shkozës dhe në vazhdim buzë Lanës, si dhe paralel rruga "Ali Demi" është mbushur me ndërtime (pallate) të reja, cilësore dhe është kthyer në një zonë mjaft e preferuar, me hapësira të gjëra, gjelbërim, me frymëmarrje, ajër relativisht më të pastër dhe me pamje të bukur nga Dajti dhe qendra e Tiranës.
Pallat Ekszistues 4-katësh me tulla të bardha, me xoklaturë(ngritur nga toka mbi 1-m), ndërtuar rrethe viteve 1985-1987, i pozicionuar buzë rrugës "Ali Demi", pranë Shkollës 9-Vjeçare "Kushtrimi Lirisë", me pamje dhe shtrirje më të madhe nga jug-lindje, jug-perëndimi dhe veri-perëndimi(rr.A.Demi), nga ku janë edhe hyrjet/shkallët për ngjitje në apartamente. Pallati me një hyrje/shkalle dhe me 3-apartamente në çdo kat.
Apartamenti/sipërfaqe 140 m2, në katin 4-tërt, me hyrje me pozicion/pamje të apartamentit në 3-anë; lidje, jug-lindje, jug-perëdnim dhe veri-perëndim(rr."A.Demi") ku të gjitha pjesët kanë pamje dhe drite natyrale. Apartamenti me kubature të lartë, është komplet i rikonstruktuar, me intaslime elektrike dhe hidraulike të reja, shtruar me pllaka cilësore, punuar me shumë kujdes, muret e drejta e të patinuara, banjo e kompletuar e funksionale. Apartamenti është i sistemuar dhe arreduar mirë, i mobiluar komplet me mobilje cilësore, i mirëmbajtur, me drite e diell.
Përbërja/planimetria apartamentit
: Nnga dera/kryesore hyrëse, kalohet direkt në koridori hyrës/shpërndarës, në forme katrore, përmasa normale, nga ku kalohet në pjesët e tjera. Në të majtë, por sa futesh pak përballë gjendet dera për në pjesën ndënjes/sogiorno-kuzhinë. Kjo pjesë me përmasa relativisht të bollshme, sa futesh gjendet zona e ndënjes, nga ku në njërën ane komunikohet në mënyre të hapur me aneks-kuzhin, e përshtatur edhe për ngrënie, ecila lidhet me ballkonin nga jug-perendimi. Ndërsa në anent tjetër kalohet në një dhome gjumi, e bollshme, me banjo-tualet dhe dalje në ballkon nga jug-lindja. Ndërsa, në të djathtë të koridorit hyrës në fillim gjendet banjo-dush, përmasa bollshme, e kompletuar dhe me dritare veriu. Në ballë të koridorit gjendet një holle pritës i bollshëm dhe në vazhdim dhoma gjumit, përmasa bollshme dhe me dritare madhe dhe dalje ne ballkon nga jug-perëndimi.
Muret dhe tavanet
: Muret janë në përgjithësi të drejta, të suvatuara, e patinuara dhe të lyera me ngjyra të hapura, ndërsa tavanet normale, ngjyrë të bardhë me punime gipsi në kënde.
Dyshemeja
: është e shtruar me pllaka cilësore, përmasa mesatare, ngjyrë tulle e hapur.
Dyert e brendshme
: prej druri, ngjyre kafe klasike e hapur, ndërsa dera banjos dhe dritaret vetratë-duralumin-xham, me grila plastike dhen tenda diellore.
Përdorimi i mëparshëm e aktual
: Apartamenti ka qenë i përdorur, vetëm nga të zotët, si dhe aktualisht, por për arsye moshe është nxjerrë në shitje.
Dokumentacioni:
Apartamenti me Çertifikatë Pronësie dhe i shitshëm në çdo moment.
Çimi Shitjes
: Apartamenti shitet me 1000 euro(€) /m2 ose 140'000 euro(€) bosh .(ndërsa mobiljet dhe paisjet elktro-shtëpiake diskutohen më vehte).
Adresa: Rruga "Ali Demi", pranë Shkollës"Kushtrimi Lirisë",100m nga Lana / Ura Maternitetit Ri (K.Glozheni),/ 300m nga Ura Brrylit/Unaza 200m nga Fusha "A.Demi" 950m nga Shkolla 1-Maj/Ura ish ATSH-se, si dhe 15-minuta në këmbë nga Qendra e Tiranës. adgss
Cel: 069 62 81 433
*****************************************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) A&D Real Estate
Adresa:
Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
Stc.Unazës, pranë D.P.Policisë së Shtetit/përball Min.Jashtme
Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email:
adstudiosherbimesh@gmail.com
 


Contact WhatsApp
Back
Top