Tirane, shitet apartament 4+1 Kati 15, 240 m² 1.300.000 €
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 5 Blloku
- Tipi
- apartament
- Siperfaqja m²
- 240 m²
- Nr dhoma
- 4+1
- Kati
- Kati 15
- Cmimi Euro
- 1300000 €
SHESIM SUPER APARTAMENT 4+1+3+2 POSTE PARKIMI TEK AMBASADOR 3 !!!
Ofrohet për shitje një apartament i jashtëzakonshëm në një nga rezidencat më të kërkuara dhe më të sigurta në Tiranë – Ambasador 3, pranë Stadiumit “Air Albania” dhe vetëm 5 minuta në këmbë nga Parku i Madh i Liqenit Artificial. Ky apartament është një zgjedhje ideale për familje që kërkojnë hapësirë, luks, komoditet dhe një jetesë të qetë në zemër të kryeqytetit.Apartamenti ka një sipërfaqe totale prej 260 m², i organizuar në mënyrë shumë funksionale dhe me ndarje të qartë midis zonës së ditës dhe asaj të natës.
Zona e Ditës:
Përbëhet nga një sallon i madh dhe i ndriçuar, i cili ofron një ambient të rehatshëm për ndenje dhe pritje. Dritaret e mëdha sigurojnë ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe një pamje të këndshme.
Kuzhina është e veçuar nga pjesa e ndenjes dhe është e pajisur tërësisht me elektroshtepiake të teknologjisë së fundit nga firma gjermane Miele, përfshirë furrë, pjanurë, aspirator dhe frigorifer inkaso. Nga kuzhina ka dalje direkte në një ballkon me ajrim natyral, që mund të përdoret si kënd relaksi apo për ngrënie në ajër të pastër.
Në këtë zonë ndodhet edhe një lavanderi e dedikuar, e pajisur gjithashtu me lavatriçe, tharëse dhe hekur profesional – të gjitha të markës Miele, duke ofruar një komoditet të rrallë në përditshmëri.
Gjithashtu ne zonen e dites ka dhe nje tualet spacioz.
Zona e Natës:
Zona e gjumit ndahet nga pjesa e ditës me një koridor të gjerë, i cili ofron privatësi dhe qetësi. Apartamenti ka 4 dhoma gjumi:
Dhoma matrimoniale është e organizuar me një tualet me dritare, si dhe një garderobë të bollshme gjithashtu me dritare, duke krijuar një hapësirë të dedikuar dhe funksionale për çiftin.
Tre dhomat e tjera të gjumit janë gjithashtu të mëdha, kanë dalje në ballkon dhe akses në njerin nga tualetet.
Facilitete të Përfshira:
Apartamenti shitet me dy poste parkimi ne katin -3 si dhe me një depo ne katin -1 të dedikuar, e cila shërben për ruajtjen e sendeve të ndryshme.
Siguri dhe Cilësi Jetese:
Rezidenca Ambasador 3 njihet për administrim cilësor, me roje dhe sistem sigurie 24 orë, duke garantuar një jetesë të qetë dhe elitare për banorët. Ndërtesa është e pajisur me ashensorë të markave lider, sistem kamerash dhe ambiente të përbashkëta të mirëmbajtura.
Cel. : 0675197244
Location information