• Tirane, shitet apartament 2+1 Kati 4, 106 m² 195.000 € (rruga e elbasanit)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Rr. e Elbasanit | Shkolla Baletit
Location Rruga + Nr.
rruga e elbasanit
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
106 m²
Nr dhoma
2+1
Kati
Kati 4
Cmimi Euro
195000
Apartament i organizuar në mënyrë funksionale dhe me kubaturë të rregullt, i punuar me kujdes në çdo detaj. Të gjitha instalimet elektrike, hidraulike dhe hidrosanitare janë realizuar individualisht, me cilësi dhe jo nga ndërtuesi, duke garantuar standard dhe siguri më të lartë. Gjithashtu, apartamenti është i përgatitur me tubacionet për sistem kaldaje të vendosura nën dysheme, si dhe me instalimet për kondicioner të integruara në mur.

Apartamenti ka orientim jug-lindje, çka siguron ndriçim natyral dhe ajrosje gjatë gjithë ditës. Organizimi është menduar në mënyrë efikase, pa hapësira të shpërdoruara në ballkone të mëdha, por me një ballkon të brendshëm praktik dhe funksional.

Ndodhet në një pallat me hyrje cilësore dhe ashensor të madh, ndërsa zona përreth sapo ka përfunduar një rikualifikim urban me rrugë të reja, kanalizime moderne, sinjalistikë dhe ndriçim LED bashkëkohor.

Pozicionuar në rrugën “Mihal Grameno”, apartamenti ofron akses shumë të mirë në facilitete të ndryshme si kopshte, çerdhe, shkolla 9-vjeçare dhe institucione administrative, të gjitha në distancë shumë të afërt.

Informacion mbi apartamentin:
• Kati 4
• Sipërfaqe neto: 93.1 m²
• Sipërfaqe bruto: 106.13 m²

Organizimi:
• Korridor shpërndarës
• Sallon ndenjeje
• Ambient gatimi
• 2 dhoma gjumi
• 2 tualete
• Ballkon

Apartamenti shitet i pamobiluar.
Çmimi është në lekë.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!

Cel. : 0683277179
 


WhatsApp
Location information
address
rruga e elbasanit, Tirane, Shqiperi
Back
Top