• Tirane, shitet apartament 2+1+Ballkon Kati 3, 124 m² 280.000 € (Park Avenue)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Don Bosko | Jordan Misja | Bulevardi i Ri
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
124 m²
Nr dhoma
2+1
Kati
Kati 3
Cmimi Euro
280000
Park Avenue, apartament 2+1 në shitje

Apartamenti ka sipërfaqe bruto 123.6 m2, sipërfaqe neto 103.6 m2 dhe sipërfaqe verande 36.6 m2

Ndodhet në katin e III-të

Organizohet në një ambient ndenjie dhe gatimi, dy dhoma gjumi, njëra me garderobë dhe tualetin e saj, tualete kryesor dhe verandë

Park Avenue, një nga projektet më të reja moderne të kryeqytetit, e cila pozicionohet strategjikisht në Bulevardin e Ri të Tiranës, duke bërë të mundur kështu lidhjen me akset kryesore te unazave të Tiranes. Ka akses të menjëhershëm në boulevard, unazen e vogël e të madhe të qytetit dhe fare prane Sheshit “Skënderbej”. Afërsia me disa nga institucionet kryesore shtetërore, mjekësore, arsimore, shoqërore dhe tregtare, e bën një nga zonat më të preferuara.

Objekti do të ofrojë standart të lartë ndërtimi, cilësi në konstruksion e rifiniturë duke sjellë kështu konceptimin e të jetuarit në mënyrë cilësore dhe të bërit biznes në një zonë elitare.

Kulla e biznesit do të ketë holl të dedikuar, 4 ashensor me shpejtësi të lartë dhe shkallë anti-zjarr, sipërfaqe kati fleksibel dhe lartësi kati gjer 3.40 metra, zgjidhje teknike për cdo kat, përfshirë dhe ato IT dhe elektrike. Njesit e biznesit të projektuara me vetratë të vazhduar dhe lartësi kati dhe me pamje nga parku, ambiente me akses nga të pakten dy anët dhe mundësi parkimi në 3 kate nëntoke. Apartamentet e banimit do të kenë 2 dhe 3 orientime gjë e cila do t’ju mundësojë të kenë dritë natyrale gjithe kohen.

Park Avenue është një rezidencë multifunksionale e cila do të ofrojë një harmoni mes godines së dedikuar të zyrave të biznesit, njësive tregtare dhe godines rezidenciale të banimit dhe me përqëndrim të vecantë në sheshet rekreative dhe zonat publike. Faza e parë e projektit përbëhet nga kullë e dedikuar ambienteve për zyra biznesi me 19 kate në total (17 kate me ambiente zyrash dhe 2 kate njesi tregtare). Apartamente të pozicionuara në 9 kate dhe 2 kate të tjera njësi tregtare dhe 3 kate nëntokë për parkime.

Cmimi i shitjes 280000 euro

ID : PRO7157

Cel. : +355 69 609 2993
 


Contact WhatsApp
Back
Top