• Tirane, shitet apartament 2+1+Ballkon , (5 Maji)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
8 Concord Center | 5 Maji | Ferit Xhajko
Location Rruga + Nr.
5 Maji
Tipi
apartament
Apartament 2+1 në shitje – Rruga “5 Maji”, Tiranë

Në një nga zonat më të reja dhe me zhvillimin më të shpejtë të Tiranës, buzë rrugës “5 Maji”, ofrohet për shitje një apartament modern 2+1, me akses të menjëhershëm në Unazën e Madhe dhe vetëm 500 metra larg Unazës së Vogël. Zona është e kompletuar me të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë komode: rrjet tregtar, institucione arsimore, qendra shëndetësore dhe ambiente shoqërore.

Apartamenti ndodhet në një godinë të re, të përfunduar rreth 2 vite më parë, e ndërtuar me standarde bashkëkohore: sistem kapote, dritare PVC termike, instalime elektrike dhe hidraulike cilësore, si dhe dy ashensorë funksionalë. Kompleksi ofron siguri 24/7, mirëmbajtje elitare, shesh rekreativ të gjelbëruar, ambiente shërbimi dhe tregtare, si dhe parkim të jashtëm dhe të brendshëm. Godina përbëhet nga 10 kate banimi, 1 kat dyqane dhe 2 kate parkimi nëntokë – një ambient ideal për familje dhe fëmijë.

Të dhëna mbi apartamentin:
• Tipologjia: 2+1
• Sipërfaqe: 89 m² neto / 99 m² bruto
• Kati: 8
• Organizim i rregullt drejtkëndor, projektuar dhe mobiluar nga arkitekt

Apartamenti organizohet në:
• Ambient ndenjeje + kuzhinë + ngrënie
• Dhomë matrimoniale me tualet privat
• Dhomë gjumi për fëmijë
• 2 Tualete gjithsej
• Korridor shpërndarës
• 2 ballkone me pamje të hapur

Orientimi lindje–perëndim garanton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.

Shitet i mobiluar me mobilje dhe pajisje shumë cilësore, i shtruar me parket në të gjithë sipërfaqen, sistem kondicionimi qendror multisplit-inverter, tavane të varura, ndriçim LED, dritare me grila dhe ballkone të pajisura me tenda.

📄 Me çertifikatë të rregullt pronësie

🚗 Post parkimi i bollshëm – çmim ekstra 20.000 €
💰 Çmimi i apartamentit: 210.000 €

📲Kontakto tani për më shumë informacion! +355 69 419 8755
 


WhatsApp
Location information
address
5 Maji, Tirane, Shqiperi
Back
Top