• Tirane, shitet apartament 113 m² 115.000 Euro (TIRANË)

Tirane
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
113 m2
Cmimi Euro
115000
Zona/Rruga : TIRANË

ULET ÇMIMI !!! APARTAMENT 2+1 NË SHITJE, TIRANË.


Ulet Çmimi i apartamentit me 10.000 €


𝐍𝐠𝐚 125.000€ 𝐍ë 115.000€


𝐏𝐄𝐑𝐅𝐈𝐓𝐎 𝐓𝐀𝐍𝐈!


Vendndodhja: GARDEN RESIDENCE TURDIU,ISH FUSHA AVIACIONIT,TIRANË


Apartamenti ndodhet në GARDEN RESIDENCE TURDIU, kompleks i ri banimi shumë cilësor, i cili i pozicionuar në një zonë lehtësisht të aksesueshme nga rruga e “Durrësit”, 21 Dhjetori, rruga “Dritan Hoxha” dhe Unaza e madhe.


Godinat e këtij projekti janë të pajisura me fasadë termike kapotë ose të ventiluar, sipas kateve të projektit, të cilat janë rezistente për klimën e Tiranës dhe plotësojnë standardet teknike të izolimit termiko-akustik për një jetesë të qetë dhe komode.
Muret ndarës janë me trashësi 10 cm dhe me shtresë të ndërmjetme pambuku mineral prej 5 cm trashësi, vetrata termike alumini dopio xham.


Rezidenca është një kompleks banimi me orientimin kryesor lindje-perëndim, gjë të cilin e bën të ndricuar gjatë gjithë kohës.


Përbëhet nga 9 ndërtesa dhe kate parkimi nëntokë.


Kompleksi ofron hapësira rekreative, pishinë të përbashkët, kënd lojrash për fëmijët, hapësira të gjelbëruara të sistemuara me stola dhe ndricim, ambiente sherbimi dhe tregtare, parkim të sigurtë e shumë lehtësira për një jetesë të qetë në komunitet.


Detaje të apartamentit:


Sipërfaqe: 113,7 m2


2 Dhoma gjumi


1 Sallon


Kuzhinë


1 Tualet


Ballkon i brendshëm


llozhë pa dal ne ballkon


Ashensor

Orientim Jug-Perëndim


Apartamenti ndodhet në katin e 4-të banim.


Apartamenti përfundon në Korrik të 2022.


Për më shumë informacione ose një vizitë në pronë na kontaktoni: 0697032244


Cel. : 0697032244
 


Contact WhatsApp
Back
Top