• Tirane, shes apartament 3+1+3 , 204 m² 338.000 € (Kodra e Diellit)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Selite | Kodra e Diellit
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
204 m²
Nr dhoma
3+1
Cmimi Euro
338000
Shesim triplex ne rezidencën "Kodra e Diellit"!

Rezidenca “Kodra e Diellit” është një hapësirë ku rregulli dhe siguria urbane e ndërthurur me estetikën dhe artin, sigurojnë një stil jetese të gjelbër dhe frymëzues. Ato i japin bashkëjetesës në rezidencë një koncept të ri për një jetë të këndshme dhe të shëndetshme.
Banesat në Rezidencën ‘’Kodra e Diellit’’ përqafohen natyrshëm me gjelbërimin e kodrave.

Në ‘’Kodrën e Diellit’’ një shtëpi e re pikturohet dhe lëmohet artistikisht përpara se të projektohet dhe zbatohet teknikisht.

Prej lidhjes së fortë të arkitekturës me artin, burojnë vepra arti që janë jo vetëm dekorative por edhe të dobishme.
Vetë rezidenca është e konceptuar si një ekspozitë e mirëfilltë artistike ku fasadat, tarracat, trotuaret, shkallaret, ndriçuesit, oxhaqet, madje edhe koshat e mbeturinave, janë trajtuar si vepra të mirëfillta arti.

Detaje për pronën:
- Viti i ndërtimit:2025
- Sipërfaqe totale: 203.89 m²
- Sipërfaqe fizike: 154.4 m²
- Sipërfaqe e përbashkët: 3.09 m²
- Sipërfaqe verande: 7.3 m²
- Sipërfaqe tarrace: 39.1 m²

Organizimi i brendshëm:

Kati përdhe

-2 dhoma gjumi
-1 tualet
-1 depo

Kati i parë

-sallon
-1 tualet

Kati i dytë

-dhomë së bashku me garderobë
-1 tualet

-Tarraca

Për më shumë detaje ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni.
OKS114094
 


WhatsApp
Back
Top