• Tirane, shes apartament 2+1+Ballkon , 110 m² 270.000 € (Kopshti Botanik Zoologjik)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni thate | Kopshti Botanik
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
110 m²
Nr dhoma
2+1
Cmimi Euro
270000
Shesim apartament luksoz 2+1 pranë Kopshtit Botanik Zoologjik. Apartamenti është organizuar në mënyrë perfekte, duke përfshirë një sallon të hapur bashkë me kuzhinën, dy dhoma gjumi komode, një tualet modern, një garderobë të bollshme dhe dy ballkone me pamje të mrekullueshme të Liqenit Artificial të Tiranës.

Ky apartament mbulon një sipërfaqe bruto prej 110 m² dhe një sipërfaqe neto prej 98 m². Muret e brendshme ndarëse janë të veshura me lesh guri për të minimizuar zhurmën midis ambienteve.

Investimet ekstra përfshijnë:
- Punime tavanore me gips
- Spote ndriçuese
- Sistem kondicionimi multi-split
- Sistem audio modern
- Sisteme elektrike dhe hidraulike të markave të njohura
- Dritare dopio xham për izolim të shkëlqyer
- Sistem sigurie të brendshëm
-Vetrata xhami të mbyllura dhe komanduara me pult

Ofrojmë post parkimi me vlerë ekstra 30,000 €.
Apartamenti shitet totalisht i mobiluar dhe ka një vendndodhje strategjike, pranë të gjitha faciliteteve të nevojshme.

Apartamenti disponon certifikatë pronësie. Për më shumë informacion, ju lutemi të më kontaktoni.
OKS98394
 


WhatsApp
Back
Top