• Tirane, shes apartament 2+1+3+ 2 POSTE PARKIMI+OBORR , 249 m² 850.000 € (Liqeni i Thatë)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Liqeni thate | Kopshti Botanik
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
249 m²
Nr dhoma
2+1
Cmimi Euro
850000
Në një nga komplekset më të kërkuara dhe elitare pranë Liqenit të Thatë, ju prezantojmë këtë apartament ekskluziv 2+1 me një sipërfaqe totale prej 170 m² dhe 79 m² oborr të gjelbëruar privat, ideal për të shijuar qetësinë dhe natyrën brenda komfortit të shtëpisë suaj.

I ndërtuar dhe arreduar se fundmi, ky apartament ofron standarde të larta luksi me mobilim dhe pajisje të gjitha të importuara nga Italia, duke përfshirë perde dhe grila elektrike, sistem ndriçimi modern dhe detaje që flasin vetë për elegancën.

Organizimi i brendshëm përfshin:
• Korridor shperndarës në hyrje
• Ambient ndenje shumë spacioz dhe me drite natyrale
• Kuzhinë moderne me ishull dhe ambient ngrënieje
• Dy dhoma gjumi, secila me garderobë të integruar dhe tualet
• Tualet ditor në korridor
• Lavanderi të veçuar për komoditet maksimal

Apartamenti përfshin gjithashtu dy poste parkimi, që shtojnë vlerën dhe komoditetin e kësaj prone të rrallë.

Forest Residence ofron siguri të lartë, gjelbërim të bollshëm dhe një komunitet elitar – një zgjedhje perfekte për ata që kërkojnë luks, qetësi dhe stil jete në një nga zonat më të bukura të Tiranës.
smart114392
 


WhatsApp
Back
Top