• Tirane, shes apartament 1+1+BLK Kati 5, 68 m² 74.260 Euro (Prane Bulevardit te Ri)

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
9 Stacioni Trenit | Zogu i Zi
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
68 m²
Nr dhoma
1+1
Kati
Kati 5
Cmimi Euro
74260
Zona/Rruga : Prane Bulevardit te Ri

Shesim tipologji te ndryshme 1+1/2+1 prane Bulevardit te Ri!


Objekti që do të ndërtohet ka një funksion miks shërbimi dhe banimi përgjatë 9 kateve të tij. Banimi fillon pjeserisht ne katin 1 dhe vazhdon deri ne katin e 8, ndersa sherbimi vendoset ne katin perdhe dhe ne tre objektet vertikale ne katin e pare.
Objekti i propozuar ndodhet ne rrugen "Zenel Bastari". Kati nëntokë, i cili shërben si parkim, ka hyrje nga rruga “Zenel Bastari” nëpermjet dy rampave me dy kalime secila.
Ndersa shkalla ne cdo objekt eshte e ndricuar. Ne dy objektet 4 kateshe shkalla dhe ashensori jane te vendosura ne qender te planimetrise. Nyja e shkallëve dhe ashensorit është e përbërë prej një shkalle të kufizuar nga mure betoni dhe derë ndarëse antizjarr. Objektete 9 kate kane nda dy ashensore per shkalle ndersa objektet 4 kate kan nje ashensore per dy apartamente ne kat.
Të gjithë apartamentet janë të pajisur me hapësirat bazë, llozhë, hapësira shërbimi si depozitim, lavanderi, si edhe kuzhinë gjysmë të izoluar nga ambjenti i ditës dhe hapësirë ngrënieje të dedikuar. Njësitë e banimit fillojnë në katin e parë deri në katin e tete. Tipologjitë e banimit janë 2 lloje: apartamente apartament 2+1 dhe apartamente 1+1.
Fasada e objektit do te jete e ventiluar dhe me veshje pllake alukobond. Te gjitha fasadat jane te ndricuara me hapje vetratash mame lartesi maksimale, me xham transparent. llozhat gjithashtu do te jene te mbyllura me vetrate te hapshme dhe me nje parapet ose korimano metalike dhe ne vetrata te cilat nuk kan llozha do te perdoret parapet xhami ne menyre qe nderhyrja te jete sa me e lehte.
Kati perdhe dhe pjeserisht kati i pare do te trajtohen me hapje me te medha dhe pothuajse totalisht vetrata xhami transparente.

Ndertimi perfundon ne fund te vitit 2025.

Per me shume informacion apo nje vizite ne prone ju lutem te me kontaktoni!

Cel. : 0672044431
 


WhatsApp
Back
Top