• Tirane, shes apartament 1+1+Ballkon Kati 1, 70 m² 159.800 €

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Qyteti Studenti | Vilat Gjermane | Sauk
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
70 m²
Nr dhoma
1+1
Kati
Kati 1
Cmimi Euro
159800
Ofrojmë për shitje një apartament të tipologjisë 1+1, së bashku me një post parkimi në katin -1, në rezidencën "Porta Tirana e Re", në Sauk të Vjetër.

Organizimi i hapësirave:
- 1 korridor hyrës/shpërndarës;
- 1 ambient ndenjeje me kuzhinë të bashkëngjitur;
- 1 dhomë gjumi;
- 1 tualet;
- 1 ballkon.

Apartamenti:
- Sipërfaqe bruto: 70 m²;
- Sipërfaqe neto: 59.58 m².

Posti i parkimit:
- Sipërfaqe bruto: 34.12 m²;
- Sipërfaqe neto: 18.90 m².

Prona pozicionohet në katin e parë, me orientim nga veri-perëndimi, pranë aksesit të shkallëve dhe dy ashensorëve që godina disponon.

Apartamenti është totalisht i investuar, përtej buxhetit të rezervuar nga firma e ndërtimit.
Më konkretisht, investimet përfshijnë:

- Sistem kondicionimi Multi-Split;
- Izolim me lesh guri kundër ndotjes akustike;
- Parket, pllaka dhe hidrosanitare të cilësisë së lartë;
- Tavan i ulur me gips;
- Ndriçim i pajisur me spote;
- Dekorim i mureve me korniza allçie.

Vlera totale e këtyre investimeve shtesë arrin në 25,000 Euro.
Ofrohet gjithashtu, i përfshirë në çmim, projekti/renderat e realizuara nga studio arkitekturore, për mobilimin e apartamentit.

*Fotot e vëna ne dispozicion më sipër jane rendera, apartamenti shitet i pamobiluar.*

Çmimi i shitjes, së bashku me postin e parkimit të përfshirë, është 159,800 Euro.

Për më shumë informacione mbi këtë pronë, ose për të organizuar një vizitë nga afër, na kontaktoni!

Cel. : 0695103337
 


WhatsApp
Location information
address
2 Qyteti Studenti | Vilat Gjermane | Sauk, Tirane, Shqiperi
Back
Top