Tirane, shes ambjent biznesi Kati 0, 378 m² 1.021.000 € (Tirana Entry 2)
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Laprake | Spitali ushtarak | ish Dogana
- Tipi
- ambjent biznesi
- Siperfaqja m²
- 378 m²
- Kati
- Kati 0
- Cmimi Euro
- 1021000 €
Njesi Shërbimi për shitje në ''Tirana Entry 2'' në ''Laprakë''!
Disponojmë për shitje njesi shërbimi në projektin ''Tirana Entry 2'', në ''Laprakë''.
• Sipërfaqe neto: 337.5 m².
• Sipërfaqe bruto: 378 m².
• Tualete: 1.
• Kati: 0.
• E përshtatshme dhe e favorshme për cdo lloj biznesi.
• Objektet e propozuara ndodhen përgjatë aksit të rrugës “29 Nëntori” pranë mbikalimit tek qendra tregtare ''Casa Italia'', Tiranë. Synimi i kësaj iniciative është realizimi i projektit të një kompleksi me godina banimi dhe shërbime duke përfshirë dhe hoteleri dhe institucione bankare e shëndetësore, me standarde të larta dhe bashkëkohore.
• Sheshi I ndërtimit kufizohet në jug nga rruga ''29 Nentori'' e cila është aksi kryesor ''Tiranë-Durrës''. Gjithashtu , ndodhet në një nyje të rëndësishme komunikimi midis Durrësit, Tiranës dhe pjesës veriore, Kamëz, etj. Rruga kryesore e lidh sheshin me qëndrën e Tiranës, në vijë të drejtë, nëpërmejt rrugës së Durrësit.
• Projekti zhvillohet në 5 godina.
• Në Godinën 1 të gjithë ambjentet do të perdoren për banim. Në Godinën 2 kati përdhe është pjesërisht banim pjesërisht shërbime ndërsa katet e tjera janë banim. Godina 3 në katin përdhe do të ketë disa institucione bankare ndërsa në katet e tjerë do të jetë banim. Godinat 4 dhe 5 që gjenden përkatësisht në brendësi të sheshit, njëra në formë ''L'' dhe tjetra përballë saj , do të kenë funksion hotel dhe do të jenë dy hotele të pavarur nga njëri tjetri të cilët lidhen vetëm në katin e parkimit i cili do te jetë një dhe i përbashkët. 4 nga godinat përshkohen nga pasazhe këmbësorësh me gjerësi të konsiderueshme rreth 6 metra, për ta bërë më të aksesueshme hapësirën rekreative dhe për të mos krijuar ndarje të ngurta përgjatë saj.
• Për më shumë informacion dhe për një vizitë në pronë, më kontaktoni!
CAPITAL105164




Informacion
Sip. Totale:378 m2
Sip. e brendshme:
338 m2
Dhomat e gjumit:
3
Tualetet:
1
Lloji:
Commercial
Cel. : 0688099922
Contact WhatsApp