Tirane, Program Internship - Finance
- Tirane
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Ekonomist-Financier/e
- Gjuha
-
- anglisht
- Eksperienca
- me dhe pa eksperience
PROGRAM INTERNSHIP NE FINANCE-KONTABILITET
Kompania “Balkans Capital” e specializuar në ofrimin e shërbimeve financiare për biznese dhe organizata vendase e të huaja është në kërkim të kandidatëve të interesuar në programin e internship-it të kompanisë. Programi është i hapur për Studentët e FE-së ose alumni në degët Financë, Kontabilitet, Auditim dhe fusha të lidhura me të, që permbushin kriteret e përcaktuara për këtë pozicion.
Pozicioni: Intern
Kohëzgjatja: 3 muaj / 4 orë në ditë
Orari: 09:00-13:00 ose 13:00 - 17:00
Vendodhja: Rr “Brigada 8” ish-Blloku, Tirane
Internship-i ofrohet pa pagesë
Përfitime nga programi i internship-it:- Kandidatët do të punojnë nga afër me ekspertë të fushës;
- Kandidatët do të kenë mundësi për të punuar me projekte konkrete;
- Kandidatët do të kenë mundësi të aftësohen dhe rriten profesionalisht
- Mundësi punësimi pranë kompanisë në bazë të performancës
- Paisja me certifikatë dhe letër reference pas përfundimit të programit.
- Studentë ose alumni të Fakultetit të Ekonomisë
- Aftesi të mira komunikuese dhe për të punuar në grup;
- Saktësi në kryerjen e detyrave;
- Aftësi shumë të mira organizuese;
Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë cv-të e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike info@balkanscapital.al me subjekt “Aplikim në programin e internship-it”
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply