Tirane, Po vjen kanali më i dashur i verës! Nga 1 korriku deri më 1 shtator, Tring sjell Summertime.
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq

Po vjen kanali më i dashur i verës!
Nga 1 korriku deri më 1 shtator, Tring sjell Summertime.
Për një verë të paharrueshme, plot aventura dhe çmenduri, Summertime sjell katalogun më të larmishëm
dhe shumëdimensional të filmave që përcjellin magjinë e stinës së verës.
24/7 kontent i përzgjedhur, 1 film i ri çdo mbrëmje në 20:00, blockbusters, superheronj, personazhe ikonikë,
çmenduri me shije pushimesh, arratisje mes miqsh apo familje në udhëtim, do t’i gjeni të gjitha në kanalin tuaj të preferuar.
Të gjitha premierat e sezonit, familje, fantazi, komedi, action-adventure, një zhanër për preferencat e gjithsecilit,
me një emërues të përbashkët, gjithçka ndodh në verën dehëse, plot ngjyra dhe jetë.
Koleksioni më i madh për të gjithë adhuruesit e kinemasë, i gjithi në një kanal të vetëm,
i disponueshëm për t’u shijuar i plotë në çdo kohë.
Një univers argëtimi që mund ta përjetoni jo vetëm në rehatinë e shtëpisë,
por kudo që ndodheni përmes shërbimit Tring OTT, përfitimet e të cilit mund t’i shijoni si të dëshironi ju, si në kanalin
Summertime duke regjistruar apo u kthyer pas në grilën programore për të mos humbur asnjë event,
po ashtu edhe në Video on Demand, në një kategori të dedikuar.
Askund tjetër vera dhe aventurat e saj nuk ndihen kaq fuqishëm sa në Tring Summertime.
Ndaj, Tring ju fton të shijoni magjinë e stinës më shpërthyese të vitit përmes një udhëtimi pafund rreth e qark botës.
Nga 1 korriku, Tring Family i lë vendin Tring Summertime!
Dhe tani, le të fillojë zyrtarisht vera!



