• Tirane ose Online, ofrojme kurse Advanced Front-end development me HTML, CSS dhe JavaScript

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Ekspozita | Gjykata
Tipi
  1. Web Design
  2. IT-Programim
Mësoni JavaScript të avancuar dhe teknikat e frontend-it! Krijoni aplikacione më të shpejta, më të zgjuara dhe më ndërvepruese.

A jeni gati të çoni aftësitë tuaja në zhvillimin frontend në një nivel tjetër? Ky kurs frontend nivel i avancuar do t’ju mësojë teknikat e përdorura nga profesionistët për të ndërtuar aplikacione web të shpejta, interaktive dhe efikase.

Ju do të mësoni të manaxhoni format, të punoni me metoda asynchronous dhe të krijoni ndërveprime të avancuara, ndërkohë që optimizoni HTML-në, CSS-në dhe mënyrën se si trajtoni event-et për një përvojë më të mirë përdorimi.

Çfarë do të mësoni?

HTML e avancuar dhe struktura e dokumentit
– shkruani HTML më të pastër dhe të organizuar
  • Përdorni semantic HTML për një strukturë më të qartë dhe më të mirëmbajtshme.
  • Mësoni të përdorni data attributes për të ruajtur dhe qasur të dhëna në HTML.
  • Përmirësoni performancën duke përdorur lazy loading për imazhet dhe iframes.
  • Optimizoni shpejtësinë e ngarkimit me preloading dhe prefetching për të manaxhuar më mirë burimet.
CSS i avancuar – kontrolloni dizajnin dhe ndërfaqet tuaja
  • Përdorni variabla dhe funksione CSS për stilime të ripërdorshme.
  • Ndërtoni struktura komplekse dhe responsive me CSS Grid, Flexbox dhe multi-column layouts.
  • Modifikoni dhe stilizoni butona, checkboxes, radio buttons dhe dropdowns.
  • Krijoni efekte ndërvepruese, tranzicione dhe animacione të avancuara duke përdorur @keyframes.
JavaScript i avancuar – motori pas aplikacioneve moderne në frontend
  • Mësoni manaxhimin manual të formave dhe procesimin e të dhënave të formave pa u varur nga mjete të jashtme.
  • Përdorni FormData API për të mbledhur dhe dërguar të dhëna nga format, dhe jo vetëm.
  • Zbuloni asynchronous JavaScript – mësoni AJAX, Fetch API, Promises dhe async/await.
  • Punoni me të dhëna JSON – ruani dhe transferoni të dhëna lehtësisht.
  • Ndërtoni forma me disa hapa për një eksperiencë më të rrjedhshme përdorimi.
  • Përmirësoni aftësitë tuaja të punuarit me DOM – krijoni, përditësoni dhe fshini elemente në mënyrë dinamike dhe efikase.
  • Optimizoni trajtimin e events – përdorni event delegation dhe propagation control për organizim dhe performancë më të mirë.
  • Mësoni teknika të avancuara të debuging për të trajtuar dhe korrigjuar gabimet si profesionist.
  • Ruani të dhëna në browser me Web Storage API (localStorage dhe sessionStorage).
  • Manaxhoni browser events si resize, scroll, focus dhe blur për ndërveprime më të avancuara.
Pse duhet ta ndiqni këtë kurs?
  • Aplikime reale – Mësoni teknika moderne për të ndërtuar aplikacione interaktive dhe të optimizuara.
  • Projekte praktike – Zbatoni konceptet me ushtrime sfiduese dhe ndërtoni funksionalitete dinamike.
  • Manaxhimi i formave – Validoni, përpunoni dhe dërgoni të dhëna në kohë reale, duke krijuar forma interaktive dhe ndërfaqe të përmirësuara.
  • Jeni të përgatitur për tregun e punës – fitoni aftësi të kërkuara nga kompanitë.
  • Merrni një certifikatë për përfundimin me sukses të kursit.
  • Mund të ndiqni internship pranë Ketri Web – aplikoni njohuritë tuaja në një ambient real pune.
  • Mund të punësoheni pranë Ketri Web – vlen vetëm për kursantët më të mirë.
Organizimi
  • Trajnimi zhvillohet online, ose në klasë.
  • Trajnimi zgjat 10 javë, në total janë 40 orë mësimi.
  • Trajnimi zhvillohet në fundjavë.
  • Orari është i diskutueshëm.
Zhvilloni aftësitë tuaja në JavaScript dhe frontend

Nëse doni të bëheni më të aftë në zhvillimin modern të frontend-it, të përmirësoni ekspertizën tuaj në JavaScript, dhe të mësoni si manaxhohen të dhënat, format dhe ndërveprimet në aplikacionet reale, atëherë ky kurs është për ju.
Regjistrohuni sot dhe filloni të ndërtoni aplikacione më të zgjuara, më të shpejta dhe më dinamike në web!

Tel: +355 6740 70444
Email: info@ketriacademy.al
 


Contact WhatsApp
Back
Top