• Tirane, Organizohet trajnimi me teme: Si te fitoj nje vend pune!

Organizohet trajnimi me teme: Si te fitoj nje vend pune!


1. Ky trajnim i vlen të gjithë atyre që janë në kërkim të një pune në sektorin e sherbimeve.

2. Të gjithë atyre të cilët punojnë në sektorin e shitjeve online në telemarketing apo me shitje direkte në subjekte të caktuara, për ti aftësuar me stradegjitë kryesore që sjellin sukses në shitje dhe rrisin fitimet e tyre.

3. Të gjithë atyre të cilët ambicjen e tyre kanë arritjen e suksesit në fushën e menaxhimit të kompanive, në menaxhimin e aktiviteteve të ndryshme, në arritjen e suksesit të synuar në fushën e menaxhimit.


Një nga problemet më shqetësuese të të rinjëve dhe jo vetëm, është bërë punësimi. Të zotërosh njohuritë e duhura për të fituar një vend pune dhe të jesh i suksesshëm në punën që do kesh është dëshira dhe ambicia e çdo njeriu.

KY TRAJNIM ESHTE MODELUAR NE FORME TE TILLE QE T'JU VIJE NE NDIHME PJESMARRESVE DUKE JU DHENE AFTESITE E DUHURA NE TRE CESHTJET KYRESORE:

E PARA: Ky trajnim ju vjen në ndihmë për tju aftësuar në fazën e kërkimit të punës, duke ju dhënë informacionin e duhur në procesin e pregatitjes së dosjes tuaj profesionale, në pregatitjen për intervisten e punës, në specifikimin se cilat janë punët më të kërkuara në treg dhe ku duhet të drejtoheni për të fituar punën që kërkoni.


E DYTA: ky trajnim ju vjen në ndihmë për t’ju aftësuar në fushën e komunikimit, duke ju aftësuar në komunikimin verbal dhe stradegjitë kryesore që duhet të dini për të fituar një intervist pune, për të fituar shkathtësinë prezantuese, stradegjitë kryesore të komunikimit me liderin dhe stafin e punës, aftësimi në komunikimin me shkrim si pregatitjen e raporteve ditore në punë dhe projekteve të menaxhimit.


E TRETA: ky trajnim ju vjen në ndihmë për t’ju aftësuar në fushën e menaxhimit duke trajtuar cështjet më të rëndësishme që janë:

1.Si të jesh i suksesshem ne shitjen e nje produkti online në telemarketing, si agjent në terren dhe në marketingun e drejtpërdrejtë si shitës në subjekte të veçanta të bizneseve.
2.Si të besh analizë tregu për të evidentuar nevojat, dëshirat dhe prirjet e konsumatorëve.
3.Si të analizosh faktorët e jashtëm të mjedisit që ndikojnë në organizatë.
4.Si të analizosh ecurinë e organizatës nga fillimi i saj deri në pikën ku ka arritur dhe të projektosh politika afatgjata për ecurinë e mëvonshme të saj.
5.Si të menaxhosh stafin që nga pika fillestare që është intervistimi i kandidatëve potenciale për punë dhe gjatë gjithë kohës duke organizuar mbledhje me ta, për ti njohur me ecurinë e punës vazhdimisht.
6.Si të menaxhosh politikat e marketingut që ndjek kompania, duke evidentuar kohën e përshtatshme kur ka nevojë për reklamim dhe formën e reklamimit që do përdoret.
7. Si të kesh sukses në shitje dhe në bashkëpunim me klientët.


TEMAT QE DO SHQYRTOHEN NE TRAJNIM:

Shitja e sukseshme online, në telemarketing dhe në marketingun e drejtpërdrejtë.
Menaxhimi i burimeve njerëzore.
Menaxhimi stradegjik.
Menaxhim i aktiviteteve.
Planifikimi i projekt marketingut.
Pregatitja e një plan biznesi.


Per te gjithe te interesuarit ju bejme me dije se per te marre pjese ne kete trajnim duhet te aplikoni duke derguar me email te dhenat tuaja si: Emer, Mbiemer, Nr cel ne adresen: menaxhimbiznesi@outlook.com

Stafi yne do ju kontaktoje dhe do ju njohe me daten dhe oren e Trajnimit.

Aplikimi mbyllet me date 10/9/2015
 


Contact
Back
Top