• Tirane, ofrojme Web Design Trajnim "Bazat e HTML & CSS" (Kursi zhvillohet online)

Per te gjithe te interesuarit ne bazat e ndertimit te nje faqe web, Meraki Study AL do te zhvilloje nje trajnim ne lidhje me "Bazat e HTML & CSS".
Trajnimi eshte i ndare ne dy seanca. Ne seancen e pare trajtohen teorikisht dhe me shembuj praktike koncepte te HTML si :
- Cfare eshte HTML?
- Per cfare sherben HTML?
- Struktura baze / logjike e nje faqe ne HTML
- Elementet/ Taget Bazike te HTML
- Imazhet
- Listat
- Tabelat
Ne fund te seances se pare dergohen ushtrime me email ne menyre qe te ushtroheni dhe praktikisht per njohurite e trajtuara ne seancen e pare.
Zgjidhjet mund t’ja dergoni zyshes, e cila ben vleresimet/permiresimet/gjykimet perkatese.

Ne seancen e dyte trajtohen njohuri mbi elemente konstruktive te HTML qe sherbejne per implementimin e CSS dhe njohuri te CSS si me poshte:
- Taget Div dhe Span
- Atributet Class dhe ID
- Cfare eshte CSS dhe per cfare sherben
- Stilizime me CSS te teksteve
- Stilizime me CSS te imazheve
- Stilizime me CSS te tabelave etj.
Sikurse ne perfundim te seances se pare, do dergohen ushtrime perkatese dhe do vleresohet zgjidhja e tyre.


Kursi zhvillohet online, ne date 7 dhe 8 prill, ne oren 19:00 - 21:00 te dyja ditet.
Nese orari nuk eshte i pershtatshem mund te diskutohet nje orar tjeter po pasdite.
Pagesa per trajnimin eshte 2000 L te reja (pa perfshire komisionet e bankes).
Nese keni nevoje per me shume informacione na kontaktoni ne emailin tone: meraki.studyal@gmail.com.
 


Contact
Back
Top