• Tirane, ofrojme trajnime HR Management | Burime njerezore | Menaxhimi i Burimeve Njerezore

Tirane
Tipi
  1. HR Management | Burime njerezore
Ky trajnim ofron një kuadër bazë për profesionistët që janë të rinj në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (MBNJ) ose për ata që dëshirojnë të konsolidojnë njohuritë e tyre në këtë drejtim. Duke e trajtuar HR jo vetëm si funksion administrativ, por si një partner strategjik në zhvillimin organizativ, programi ndihmon në krijimin e një kuptimi të plotë mbi ciklin e punonjësit – nga rekrutimi, integrimi dhe zhvillimi, deri te vlerësimi dhe largimi nga organizata.
Një njohje e mirë e bazave të HR është thelbësore për të krijuar politika të drejta, për të përmirësuar përvojën e punonjësve dhe për të kontribuar në arritjen e objektivave të biznesit.

  1. Objektivat e trajnimit
Në përfundim të këtij programi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
  • Kuptojnë rolin strategjik dhe zhvillimor të funksionit të HR në organizatë;
  • Njohin funksionet kryesore të HR në të gjitha fazat e ciklit të jetës së punonjësit;
  • Përvijojnë politikat, proceset dhe praktikat bazë që lidhen me menaxhimin efektiv të njerëzve;
  • Marrin njohuri praktike për rolin e HR në përmirësimin e klimës dhe kulturës së punës.
  1. Target grupi
Trajnimi është i përshtatshëm për:
  • Profesionistë të rinj në fushën e burimeve njerëzore;
  • Punonjës që kanë marrë së fundmi rol në departamentin e HR;
  • Menaxherë dhe drejtues që kërkojnë të kuptojnë më mirë funksionin e HR në organizatë;
  • Sipërmarrës dhe drejtues të bizneseve të vogla, të cilët menaxhojnë vetë aspektet e HR;
  • Konsulentë të rinj të HR ose individë që synojnë të zhvillojnë një karrierë në këtë fushë.
4. Modulet e trajnimit
  • Moduli 1: Roli dhe zhvillimi historik i HR në organizata
  • Moduli 2: Cikli i jetës së punonjësit (Employee Life Cycle)
  • Moduli 3: Politikat dhe procedurat bazë të HR
  • Moduli 4: Kultura organizative dhe komunikimi i brendshëm
Për të bërë një rezervim, mund të na kontaktoni në adresën tonë të email-it: info@dimensionhr.al ose në numrin tonë:

Cel. : +355674647484
 


Contact WhatsApp
Back
Top