• Tirane, ofroj vend pune

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Arkitekt

DETYRAT KRYESORE:
  • Njohja e të gjitha fazave të projektimit (nga projekti ideor deri tek projekt zbatimi)
  • Bashkëpunim i ngushtë me ekipin e profesionistëve të tjerë, si inxhinierë, menaxherë të fushës së ndërtimit, topografë dhe teknologë të fushës së arkitekturës;
  • Marrja e këshillës nga departamenti ligjor;
  • Përshtatja e planeve sipas rrethanave dhe zgjidhja e çdo problemi që mund të lindë gjatë fazës së ndërtimit;
  • Pjesëmarrje në projekt dhe në menaxhimin e ekipit;
  • Prezence e rregullt në kantieret e ndërtimit, dhe organizimi i takimeve me klientët;
  • Konsultime me profesionistë të tjerë rreth planifikimit;
  • Përgatitja e vizatimeve dhe specifikimeve të detajuara;
  • Specifikimi dhe natyra e cilësisë së materialeve që kërkohen;
  • Përgatitja e aplikimeve për tenderë dhe prezantime;
  • Përfshirja në bisedime me kontraktues dhe profesionistë të tjerë;
  • Kontrolli i një projekti nga fillimi deri në fund;
  • Zgjidhja e problemeve dhe çështjeve që lindin gjatë fazës së ndërtimit;
  • Raporton dhe informon në vazhdimësi mbi rezultatet e detyrave të ngarkuara, si dhe problematikat e ndeshura tek përgjegjësi i sektorit, sipas kërkesës së këtij të fundit;
  • Zbaton me korrektësi rregullat e etikës dhe disiplinës në punë;
  • Ruan konfidencialitetin e të gjitha materialeve të klasifikuara si të tilla;
  • Realizon procesin e negocimit dhe shitjes se aseteve te kompanise ne fushen e pasurive te patundshme;
  • Në bashkëpunim me strukturat e tjera ndjek të gjitha kërkesat e klientëve;
  • Ndërmjeteson ndërmjet kërkesave të klientit dhe stukturës operacionale të ndërtimit, me qëllim përmbushjen e tyre.
KRITERET KRYESORE:
  • Edukimi: Arkitekture
  • Gjuhe te huaja: Anglisht (shume mire)
  • Njohuri kompjuterike: Msc Office, Autocad, Revit, Sketchup, Illustrator, Photoshop, 3D designing software.
  • Eksperienca e kerkuar: Mbi 3 vjet

Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”.

Afati i fundit i aplikimit eshte data 05 Korrik 2024, ora 17:00.

* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale
 


Apply WhatsApp
Back
Top