• Tirane, ofroj vend pune

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Instituti | Kamez | Paskuqan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Eksperienca
vetem me eksperience
Inxhinier Ndertimi ne Zyre-Preventivues /Kostoist

2 N sh.p.k
është një nga kompanitë lider në fushën e ndertimit në Shqipëri. me nje game te gjere sherbimesh si : Ndertim, Insfrastrukture, Sherbim Skelerie , etj, kërkon të zgjerojë stafin e saj në Departamentin Teknik te Ndertimit, në pozicionin Inxhinier Ndertimi ne Zyre - Preventivues/Kostoist

Detyrat :

  • Garanton ekzistencën dhe marrjen e të gjithë informacionit mbështetës për zbatimin e projektit sipas kontratave të sipërmarrjes;
  • Bashkëpunon me ekipin për përgatitjen e dokumentacionit Tekniko–Ligjor & Tekniko–Financiar të objektit deri në dorëzimin përfundimtar të tij;
  • Harton dhe zbërthen preventivat e objekteve të planifikuara për ndërtim;
  • Harton analizat teknike të zërave të punës bazuar mbi çmimet e materialeve;
  • Nxjerr koeficientet tekniko – ekonomik që shërbejne për planifikim fondi sipas llojit të ndërtimit;
  • Rivlereson preventivat me fonde publike apo preventiva të tjera për projekte të porositura nga kompania dhe mbas shqyrtimit të projektit, aplikon çmimet për njësi sipas analizave teknike të miratuara me V.K.M;
  • Zbërthen në sasi dhe vlerë punimet e situacionuara;
  • Bashkëpunon me departamentet e kompanisë për problematikat e hasura gjatë proçeseve të punës.

Kualifikimet :
  • Diplomë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit
  • Përvojë pune mbi 2 vite në përllogaritje kostoje dhe preventiv.
  • Të zotërojë shumë mirë Paketën Office.
  • Të ketë njohuri të mira mbi programet inxhinierike
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, analitike dhe planifikuese
Përfitimet:

1.Një ambient mikëpritës dhe dinamik ku keni mundësi dhe hapësirë për tu rritur profesionalisht;
2.Një pozicion pune tërheqës ku të ofrojmë mundësinë për të qënë pjesë në projekte sfiduese;
3.Mentorim dhe mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
4.Paga konkuruese në treg;


Mënyra e aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë Cv-në në adresën: [B]hr.2nshpk@gmail.com[/B] ose ne nr.Cel: +355 68 257 7650 (duke specifikuar në subjekt të e-mail-it titullin e pozicionit)

*Kandidatet që do të përzgjidhen për interviste do te kontaktohen

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”





Cel. : +355 68 257 7650
 


Apply WhatsApp
Back
Top