• Tirane, ofroj vend pune Web Master

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Web developer
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
EGS - Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionim si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim, zbatim.

Shoqëria “Engineering Global Solution”, pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:


Webmaster i cili do të jetë përgjegjës për funksionimin e faqeve web dhe për sigurinë e tyre.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

• Menaxhimi dhe mirëmbajtja e siteve ekzistuese të kompanisë;
• Të sigurojë perfomancë të cilësisë së lartë të siteve duke identifikuar dhe menaxhuar në mënyrë eficente problemet që mund të ngrihen;
• Realizimi i backupeve të websiteve;
• Përditësimi i websiteve;
• Kontrolli i sigurisë së websiteve;
• Ndërtimi i websiteve;
• Optimizimi i performancës së websiteve;
• Realizimi i raporteve mujore për kërkesat/ndryshimet në website.

Kualifikimet / Kërkesat

• Ndershmëri dhe integritet;
• Dëshirë për të punuar, besueshmëri dhe etikë profesonale;
• Njohuri në HTML, CSS, Javascript Frameworks i.e Angular, NodeJS, React, & Vue js;
• Njohuri ne Wordpress dhe framework-e të tjera;
• Aftësi të mira analitike dhe komunikimi;
• Aftësi të mira organizative dhe punë në grup;
• Njohuri të gjuhës angleze.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)

www.hybrid.al / www.globegroup.al

Cel. : 0674021523
 


Apply WhatsApp
Back
Top