• Tirane, ofroj vend pune Visual Merchandiser / COIN

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
2 Piramida | ETC | RTSH | Stadiumi Arena
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Arkitekture
  2. Inxh. Industriale
Gjuha
  1. anglisht
  2. italisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Visual Merchandiser / COIN

DETYRAT KRYESORE:
  • Planifikon mënyrën e realizimit të detyrave që i janë ngarkuar; si dhe eshte pergjegjes per te siguruar prezantimin sa më të paraqitshëm të vitrinave, dritareve të ekspozimit, pareteve të zonave të ndryshme dhe manekinave në dyqan.
  • Realizon detyrat e ngarkuara në kohë dhe me cilësi të lartë, komform rregullave dhe proçedurave të përcaktuara të kompanisë;
  • Propozon dhe udhëzon përmirësimin e procedurave me qëllim rritjen e eficiencës në punë;
  • Identifikon risqet kryesore në realizimin e objektivave që i janë ngarkuar dhe i raporton ato tek Menaxheri dhe Departamenti i Blerjes;
  • Raporton dhe informon në vazhdimësi mbi rezultatet e detyrave të ngarkuara, si dhe problematikat e ndeshura tek Menaxheri dhe Departamenti i Blerjes sipas kërkesave te tyre;
  • Pergatit zonat e ekspozimit brenda dyqanit në përputhje me kriteret proceduriale, duke përdorur elementë dhe mjete mbështetëse;
  • Garanton funksionimin e zonave të ekspozimit, si mjete komunikimi dhe shitjeje me impakt të drejtpërdrejtë tek klientët;
  • Realizon ekspozimet e përcaktuara në manualet profesionale (manekinat, mostrat e ndryshme, etj), duke maksimizuar hapësirën e dyqanit;
  • Kontribuon si pjesë e grupit të organizimit për eventet promocionale, duke vënë në funksion njohuritë dhe eksperiencën në fushën e modës;
  • Kryen kërkime mbi mënyrën e jetesës dhe ecurinë e modës, si dhe perditesohet per veçorite e komunitetit;
  • Bashkëpunon me stafin e angazhuar në shitje dhe ndihmon për të kuptuar rëndësinë e prezantimit të produkteve, në mënyrën e kërkuar;
  • Dokumenton punën e kryer, përmes fotografimit të vitrinave të dyqanit, të mureve dhe elementëve të tjerë të paraqitjes, për të siguruar qëndrueshmërinë e imazhit dhe markës së kompanisë;
  • Ofron këshillim estetik që mund të kërkohet nga klienti për blerjet e dëshiruara;
  • Zbaton me korrektësi rregullat e etikës dhe disiplinës në punë.
KRITERET KRYESORE:
Edukimi:
Arsim i larte per; Tekstil dhe Mode, Interior dizajn, Fashion Merchandising
Gjuhe te huaja: Anglisht, Italisht
Njohuri kompjuterike: Të ketë njohuri ne perdorimin e programave te dizajntit si Photoshop, Illustartor ose programe te ngjashme, dhe njohuri ne perdorimin e paktes Microsoft Office
Eksperienca e kerkuar: Eksperience 3-5 vjet në profesionin e Visual Merchandiser.

Te gjithe te interesuarit, jane te lutur qe te dergojne CV nepermjet adreses se e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”. Afati i fundit i aplikimit eshte data 28 Tetor 2024, ora 17:00.

* Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
* Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”
 


Apply WhatsApp
Back
Top