• Tirane, ofroj vend pune vend Social media manager

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
1 Ali Demi | Tregu Elektrik
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Marketing-online | Social Media | SEO
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Jemi në kërkim të një individi të talentuar në pozicionin "Social media manager".
Ofrojmë zhvillim të lartë profesional në një ambient miqësor.

Detyrat
- Planifikimi dhe implementimi i strategjisë për rrjetet sociale, në përputhje me qëllimet e biznesit
- Sigurimi që prezenca në rrjetet sociale përputhet me brand-in
- Krijimi i llogarive dhe faqeve në rrjetet sociale, dhe konfigurimi i opsioneve të tyre në përputhje me strategjinë
- Krijimi i teksteve dhe grafikave për përdorim në rrjetet sociale
- Manaxhimi i komenteve dhe mesazheve
- Manaxhimi i fushatave të promovuara me pagesë
- Mbikqyrja e performancës dhe raportimi i ecurisë
- Përditësimi i llogarive sipas ndryshimeve të fundit, trend-eve dhe praktikave më të mira

Kërkesa teknike
- Anglishte e rrjedhshme
- Gramatikë dhe drejtshkrim pa gabime në shqip dhe anglisht
- Aftësi të mira në copywriting
- Njohuri të koncepteve të komunikimit
- Njohuri të koncepteve të marketingut
- Njohuri të koncepteve të brandimit
- Përvojë në fushën e teknologjisë dhe kuptim i mirë i Web-it

Aftësi personale
- Rrjedhshmëri në komunikimin me shkrim dhe verbal
- Vëmendje ndaj hollësive

Orari i punës: 08:30 - 17:00, E hënë - E premte
Jeni të mirëpritur të dërgoni CV tuaj të detajuar tek itechkancelari@gmail.com
 


Apply
Back
Top