• Tirane, ofroj vend pune Transportues

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Shofer
  2. Shofer Kamioni | Autobusi
EGS - Engineering Global Solution është një kompani e cila operon në fushën e elektromekanikës dhe ndërtimit. Ne jemi të specializuar në sektorin e elektromekanikës me projektim, zbatim, punime elektromekanike si: sisteme hidraulike, sisteme elektrike, sisteme ngrohje-ftohje, sisteme kondicionim si dhe punime ndërtimi ne dizenjim, projektim, zbatim.

Shoqëria “Engineering Global Solution”, pjesë e Globe Group kërkon të punësojë:

Transportues

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Transporton ngarkesat në mënyrë të sigurt dhe efikase në pikën e caktuar të dorëzimit.
  • Ngarkon dhe shkarkon mallrat, materialet ose pajisjet sipas kërkesës.
  • Siguron që materialet të jenë të vendosura dhe të fiksuara si duhet gjatë lëvizjes.
  • Verifikon gjendjen e mallrave gjatë marrjes dhe dorëzimit, duke raportuar çdo dëmtim.
  • Bashkëpunon me magazinierët dhe punëtorët përkatëse për koordinimin e ngarkesave.
  • Respekton rregullat e sigurisë dhe procedurat e punës gjatë transportimit.
  • Mbajtja e pastërtisë dhe rregullit në zonën e punës.
  • Kujdeset për mjetet ndihmëse të transportit dhe sinjalizon çdo defekt.
Kerkesat e vendit të punës:
  • Diplome shkolle e mesme.
  • Leje drejtimi e tipit B (Leje drejtimi e tipit C perben avantazh).
  • Pervoje pune si shofer.
  • Preferohet ne moshen mbi 40 vjec.
  • Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit te kohës.
  • Te kete nje historik të mirë te perdorimit te makines pa shkelje trafiku.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të me fotografi në adresën elektronike: hr@globegroup.al ose kontaktoni ne nr. +355674021523.

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni në email-in e dërguar

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Adresa: “Autostrada Tiranë-Durrës, Km 11, Godina "Hybrid", Kati 0, Kashar” (ish – Godina Emigres)

Cel. : 0674021523

www.hybrid.al / www.globegroup.al
 


Apply WhatsApp
Back
Top