• Tirane, ofroj vend pune Trajnues/e

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mesimdhenie | Pedagogji
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
spar_albania_cover.jpg



BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Spar Albania sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Pozicioni: Trajnues/e
Departamenti: Fresh
Vendodhja: Tiranë

Detyra dhe Përgjegjësi:

• Trajnon stafin e shitjes së departamenteve të freskëta mbi rregullat dhe procedurat e kompanisë.
• Kryen seanca trajnimesh periodike për procese të paracaktuara pune.
• Ndjek trajnimet në pikat e shitjes dhe analizon feedbackun nga trajnimet e kryera.
• Mban rekorde per ndjekjen e trajnimeve dhe harton plane afatshkurtra dhe afatmesme mbi zhvillimin e tyre.

Kërkesat:
a.Edukimi:
- Të ketë kryer studimet e larta.
b.Eksperiencat e punës: Minimumi 1 vit eksperiencë pune si Trajnues/e ose eksperience e ngjashme në market në Departamentin e Fresh-it.
c.Kualifikime të tjera:
• Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
• Aftësi shumë të mira shpjeguese dhe trajnuese.
• Preferohet të njohë produktet dhe punën në market.
d.Aftesi të tjera:
• Të jetë i/e motivuar dhe i/e fokusuar në arritjen e objektivave të vendosura.
• I/e organizuar dhe manaxhues/e i/e mirë e kohës.


Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top