• Tirane, ofroj vend pune Trajnim / Punesimi: Data analytics & BI Developer

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
  1. italisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
Info Business Solutions shpk, pjese e InfoSoft Group, mundeson trajnim ne:

Data analytics & BI Developer

Rreth Info Business Solutions: Pjese e Grupit InfoSoft, lider ne Shqiperi dhe ne rajon, i suksesshem dhe sfidues ne treg gjate gjithe pervojes 30 vjeçare te operimit te tij.
I perbere nga nje staf prej 70+ profesionistesh, Info Business Solutions ofron Sherbime Konsulence, Zhvillim Software, Sherbime BI dhe Sherbime Mirembajtjeje mbi zgjidhje ERP, CRM & BI, ne tregun kombetar dhe ate nderkombetar.
Trajnimi do të kombinojë të mësuarit teorik dhe angazhim në projekte praktike në ambientet tona të punës. Do të jetë i organizuar në module dhe do të përfshijë punë në grup, diskutime, simulime, prezantime të shkurtra etj.
Në dispozicion të studentëve do të vihen materiale, literaturë informuese, udhëheqës për trajnimin. Instruktorët tanë janë ekspertë të fushave të tyre dhe i plotësojnë kriteret e larta për mësimdhënien e programeve zyrtare trajnuese.

Kohëzgjatja e këtij programi Trajnimi do të jetë 5 javë, nga e hëna në të premte, rreth 3 orë në ditë dhe me datë fillimi në javën e parë të Majit.

Kriteret per studentet:
  • Preferohen studentë të vitit të tretë ose master: Matematike, Inxhinieri Matematike dhe Informatike, Informatike Ekonomike/Biznesi, Inxhinieri Informatike, Teknologji informacioni & Komunikimi.
  • Rezultate të mira gjatë studimeve.
  • Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt.
  • Njohuri të mira te gjuhës angleze. E preferueshme gjithashtu dhe njohurite ne gjuhen italiane.
  • Aftesi shume te mira per te punuar ne grup.
  • Aftesi te mira komunikuese dhe organizative.
Ne përfundim të trajnimit kandidatet do të pajisen me çertifikatën e cila dëshmon pjesëmarrjen e tyre në këtë trajnim.
Kjo certifikatë e lëshuar nga kompania jonë vërteton se studenti ka marrë pjesë në të gjithë trajnimin, ka rritur njohuritë e tij teknike dhe profesionale, ka përfunduar me sukses të gjitha detyrat dhe testimet.
Pjesemarresit te cilet do te identifikohen dhe do te kene rezultate te larta ne testet qe do te kryhen, kompania do t’ju ofroje kontrate punesimi ne rolin BI & Power BI Developer.

Pagesa per pjesemarrje ne trajnim do te jete 25.000 leke me TVSH.

Per te aplikuar ju lutem dergoni CV-te dhe dokumente te tjera qe vertetojne kualifikimet tuaja ne adresen e-mail:humanresources@infosoftgroup.com.al.
Studentët që plotësojnë kushtet e lartpërmendura do t’i nënshtrohen procesit të intervistimit dhe testimit nga Burimet Njerëzore
 


Apply
Back
Top