Tirane, ofroj vend pune Tornitor
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Rinas
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Mekanik
- Punetor/e | Ndihmesa
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania Dutch Global Maintenance (DGM) kërkon të punësojë Tornitor, i cili është përgjegjës për përpunimin e pjesëve metalike sipas vizatimeve teknike, duke operuar dhe mirëmbajtur makinën torno, rregulluar parametrat e punës dhe siguruar zbatimin e standardeve të sigurisë dhe cilësisë.
marenglen.prenci@dgm.al
+355 68 419 8297
Adresa: Aeroporti Nënë Tereza
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
- Operon makinën torno për përpunimin e pjesëve metalike (dhe materialeve të tjera).
- Lexon dhe interpreton vizatimet teknike dhe specifikimet e pjesëve që duhen përpunuar.
- Rregullon parametrat e makinës (shpejtësinë, thellësinë e prerjes, etj.) për çdo proces pune.
- Kryen mirëmbajtjen bazë të makinës torno dhe raporton çdo problem teknik.
- Ndjek me përpikëri standardet e sigurisë gjatë procesit të punës.
- Bashkëpunon me inxhinierë, përgjegjës sektori ose teknikë të tjerë për realizimin e punimeve në torno.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë profesionale ose e mesme teknike në fushën e mekanikës ose makinerive industriale.
- Eksperiencë e mëparshme pune si tornitor (minimumi 2 vite).
- Njohuri për përdorimin e mjeteve matëse (kalibër, mikrometër, etj.).
- Saktësi, përqendrim dhe përkushtim në punë.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe nën presion.
- Ndjeshmëri ndaj rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në vendin e punës.
Apply WhatsApp