Tirane, ofroj vend pune Teknik Kondicioneri
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Teknik
- Gjuha
-
- Eksperienca
- vetem me eksperience

NJOFTIM PUNE
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.
Pozicioni: Teknik Kondicioneri
Departmenti: i Mirëmbajtjes
Vendodhja: Tiranë
Permbledhja e pozicionit:
-Tekniku i kondicionimit ka per detyre te kontrolloje dhe te kujdeset per te gjitha pajisjet e sistemit HVAC ne dyqanet dhe te kryeej te gjithe sherbimet e nevojshme per mirembajtjen e pajisjeve te sistemit HVAC te dyqaneve dhe te beje zevendesimin e pjeseve te kembimit sipas manualit perkates te teknikes dhe sipas planit te caktuar nga supervizori perkates.
Detyra dhe Përgjegjësi:
• Të kontrollojë/ mbikqyrë sistemin ftohës (chiller), sistemin ftohës-ngrohës individual dhe variabël VRV (Variable Refrigerant Volume), Njësitë e Filtrimit të Ajrit (AHU), sistemin e Njësive të Ventilimit FCU, të godinës si dhe njësive të vecanta (dyqaneve).
• Të kontrolloje/ riparojë mosfunksionimet e ajrit të kondicionuar të ngrohjes-ftohjes dhe komponentët perkatës, me qëllim të identifikojë nevojat e domosdoshme për të ruajtur pajisjet nga dëmtimet e mundshme.
• Të inspektojë të gjithë dhomat mekanike dhe pompat për anomali.
• Të kontrollojë dhe monitorojë gjithë sistemin e kondicionimit të ajrit që të jetë në nivelin e kënaqshëm.
• Të instalojë sistemet ngrohje-ftohje, klimatizimit dhe pajisjet që nevojiten (njësi ngrohje, pompa, kontrolle të sigurisë, etj) me qëllim që të sigurojë komfort brenda godinës.
• Të kontrollojë filtrat e ajrit në gjithë sistemin e kondicionimit të ajrit dhe të bëjë zëvendësimin e tyre nëse duhet dhe te kryej riparimet për pajisje të ndryshme, sisteme dhe komponentët përkates (frigoriferë,sistemet e ajrit të kondicionuar, njësitë ngrohëse, etj) duke siguruar rinovimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të ngrohjes / ajrit të kondicionuar dhe sistemeve të ftohjes.
• Të kryejë porositë për pajisje dhe furnizime (pjesë këmbimi, filtra, fletë metalike, etj
Kërkesat:
a. Edukimi: Të zotërojë diplomë të Shkollës së Mesme profesionale ose kurse profesionale.
b.Eksperiencat e punës: Minimumi 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme.
c. Kualifikime të tjera:
• Njohuri shume te mira teknike me te gjitha teknologjite me te fundit.
• Aftësi shume të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
• Sistematik/e dhe i/e organizuar.
• I/e orientuar drejt rezultateve
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apply