• Tirane, ofroj vend pune Teknik Kabllimi

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
PËRMBLEDHJE E PUNËS







DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË:

Instalimi sipas standarteve teknike të kabujve optike/adsl/bakrit në infrastruktura tokësore ose ajërore në varësi të terrenit.
Zbaton të gjitha kërkesat e HSS, HSO, HSC për të gjitha punët që të kryhen në përputhje me HSP, me politikën e shëndetit dhe sigurisë si dhe me rregulloret e zbatueshme shtetërore.
Ngjitjen (splicing) të fibrës optike, testimin sipas standarteve përkatëse dhe zgjidhjen e problematikave në kohë duke përmbushur kërkesat dhe nivelin e shërbimit.
Zbatimi i të gjitha standarteve të telekomunikacionit, sipas procedurave të përgatitura nga kompania.
Testime të infrastrukturave tokësore si tubacione dhe puseta.
Sigurohet për implementimin e rrjetit bazuar në projekte ose udhëzime të supervizorëve .
Kryen mirëmbajtjen dhe azhornimin e dokumentacionit të projektit.
Çdo detyrë tjetër që ngarkohet nga eprori

ARSIMI: Diplomë e shkollës së mesme
EKSPERIENCA: Preferohet eksperiencë e ngjashme në këtë fushë dhe vjetërsi pune duke filluar nga 2 vjet.

AFTËSITË:
Aftësia për të punuar në kushte të ndryshme atmosferike.
Aftësia për të punuar në një ambjent ku kërkohet: punime në lartësi, ngritja dhe punimi me pajisje të rënda (kapaket e pusetave, barabanet e kabujve) etj.
Të ketë njohuri të përgjithshme të proceseve elektrike dhe të jetë i familjarizuar me pajisjet dhe mjetet e përdorura në këtë fushë.
Të ketë nivel bazik komunimi për ndërveprimin me klientët, si dhe punonjësit e kompanive të tjera që mund të jenë në të njëjtin projekt.
Të jetë i disiplinuar, i motivuar dhe i organizuar
Gatishmëri për të punuar jashtë orarit, fundjavave, ose në raste emergjente.
Gatishmëri për të udhëtuar jashtë Tiranës në rast suporti ose projekti.
Inteligjencë emocionale
Leje drejtimi e tipit B.

OFROJME:

Ambient dinamik pune
Mundesi per tu zhvilluar


Te interesuarit te aplikojne duke derguar nje CV ne adresen hr@corp.tring.al brenda dates 30.05.2025
Cel. :+355697007476
 


Apply WhatsApp
Back
Top