Tirane, ofroj vend pune Teknik i Mjeteve të Rënda dhe Zjarrfikëseve
- Tirane
- Nr. Njesia - Zona me e afert?
- 11 Rinas
- Tipi
-
- me orar te plote
- Fusha | Profili i punes
-
- Mekanik
- Eksperienca
- vetem me eksperience
Kompania Dutch Global Maintenance (DGM) kërkon të punësojë Teknik të Mjeteve të Rënda dhe Zjarrfikëseve, i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen, diagnostikimin dhe riparimin e sistemeve pneumatike, hidraulike, mekanike dhe të transmetimit, duke siguruar funksionimin e pandërprerë dhe efikas të mjeteve.
marenglen.prenci@dgm.al
+355 68 419 8297
Adresa: Aeroporti Nënë Tereza
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:
- Diagnozon dhe riparon rrjetin e ajrit të kompresuar (kompresorë, valvula, jastëkë ajri, linja presioni).
- Siguron funksionimin dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemit pneumatik.
- Kontrollon, mirëmban dhe riparon pompat dhe valvulat e vajit hidraulik.
- Zëvendëson ose riparon tubacionet e vajit me presion të lartë.
- Ekzekuton ndërhyrje mekanike në sistemet e kambios për mjete të rënda.
- Bashkëpunon në rastet e zëvendësimit të komponentëve të transmetimit.
- Kontrollon dhe riparon lidhjen midis motorit dhe pompës së ujit.
- Ndërhyn në çdo mosfunksionim në sistemin e transmetimit të energjisë.
- Realizon montimin dhe çmontimin e pompave të ujit, valvulave, tubacioneve dhe çdo agregati të lidhur me sistemin e zjarrfikëses.
- Kontrollon linjat e ujit dhe strukturën teknike të pompës.
- Ndërhyn në sistemin e drejtimit, sistemet motorike dhe të transmetimit.
- Identifikon defektet dhe zbaton zgjidhje efikase për rikthimin e funksionalitetit.
Aftësitë e kërkuara:
- Preferohet diplomë universitare.
- Preferohet përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme.
- Saktësi dhe aftësi për kryerjen e kontrollit dhe inspektimit.
- Aftësi për të ndjekur në mënyrë strikte udhëzimet e eprorëve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi.
- Aftësi për të punuar nën stres dhe për t’iu përgjigjur emergjencave.
Apply WhatsApp