• Tirane, ofroj vend pune Teknik i Mjeteve të Rënda dhe Zjarrfikëseve

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
11 Rinas
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Mekanik
Eksperienca
vetem me eksperience
Kompania Dutch Global Maintenance (DGM) kërkon të punësojë Teknik të Mjeteve të Rënda dhe Zjarrfikëseve, i cili është përgjegjës për mirëmbajtjen, diagnostikimin dhe riparimin e sistemeve pneumatike, hidraulike, mekanike dhe të transmetimit, duke siguruar funksionimin e pandërprerë dhe efikas të mjeteve.

Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë e pozicionit:

  • Diagnozon dhe riparon rrjetin e ajrit të kompresuar (kompresorë, valvula, jastëkë ajri, linja presioni).
  • Siguron funksionimin dhe mirëmbajtjen e përditshme të sistemit pneumatik.
  • Kontrollon, mirëmban dhe riparon pompat dhe valvulat e vajit hidraulik.
  • Zëvendëson ose riparon tubacionet e vajit me presion të lartë.
  • Ekzekuton ndërhyrje mekanike në sistemet e kambios për mjete të rënda.
  • Bashkëpunon në rastet e zëvendësimit të komponentëve të transmetimit.
  • Kontrollon dhe riparon lidhjen midis motorit dhe pompës së ujit.
  • Ndërhyn në çdo mosfunksionim në sistemin e transmetimit të energjisë.
  • Realizon montimin dhe çmontimin e pompave të ujit, valvulave, tubacioneve dhe çdo agregati të lidhur me sistemin e zjarrfikëses.
  • Kontrollon linjat e ujit dhe strukturën teknike të pompës.
  • Ndërhyn në sistemin e drejtimit, sistemet motorike dhe të transmetimit.
  • Identifikon defektet dhe zbaton zgjidhje efikase për rikthimin e funksionalitetit.

Aftësitë e kërkuara:

  • Preferohet diplomë universitare.
  • Preferohet përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme.
  • Saktësi dhe aftësi për kryerjen e kontrollit dhe inspektimit.
  • Aftësi për të ndjekur në mënyrë strikte udhëzimet e eprorëve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi.
  • Aftësi për të punuar nën stres dhe për t’iu përgjigjur emergjencave.
Të interesuarit mund të dërgojnë një CV të përditësuar në adresën e mëposhtme:
📧 marenglen.prenci@dgm.al
📞 +355 68 419 8297
📍 Adresa: Aeroporti Nënë Tereza
 


Apply WhatsApp
Back
Top