• Tirane, ofroj vend pune Teknik Hidraulik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Hidraulik
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Balkan Finance InvestmentGroup ështënjë ndër grupet private investuese mëtë mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin epasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimine hapësirave tregtare apo industriale, te Kompania

Kompania ManeTCIështë lidernë ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. Ethemeluar në vitin 2001, “Mane TCI” është e specializuar në fushën endërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, QendraSociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë. Mane TCI është kompani ndërtimi pjesëe Balfin Group.

Pozicioni: Teknik Hidraulik
Departamenti: Teknik
Vendodhja: Palasë-Vlorë

Përmbledhja e Pozicionit:

Tekniku Hidraulik koordinontë gjitha shërbimet hidraulike gjatë zbatimit të projektit në një kantier.Lexon projektin dhe mbikqyr instalimin e të gjitha sistemeve hidraulike të përfshiranë projekt. Organizon dhe monitoron punën për të përfunduar njëprojekt me cilësitë lartë.

Raporton tek : Inxhinieri Mekanik

Detyra dhe Përgjegjësi :

· Lexon dhe interpreton projektet
· Ndjek ecurinë e punimeve hidraulike gjatë zbatim dhe kolaudimit përfundimtar.
· Sigurimin e furnizimit normal të objektit me ujë.
· Mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues hidraulik të tubacioneve të furnizimit si dhe paisjet ndihmëse.
· Instalimin e linjave të reja duke respektuar rregullat e sigurimit teknik.
· Kontrollin fiziktë linjave të furnizimit me ujë të depozitave e paisjeve në objekt.
· Kontrollin periodik të gjendjes së funksionimit normal të pompave.
· Kujdesjen e tabelave që informojnë dhe ndalojnë veprimet në linjat hidraulike, pompat apo paisjet nga persona të pa autorizuar si dhe të vendosen tabelat aty ku ato mungojnë.
· Ndjekjen e ecurisësë punimeve mekanike gjate zbatimit
· Planifikimin,organizimin dhe mbikqyrjen e punës së kotraktoreve për t’u siguruar se tëgjitha punimet hidraulike po kryhen sipas parametrave të përcaktuara nëprojekt.
· Koordinon punën midis grupeve të ndryshme instalatore.
· Aprovimin e materialeve që hyjnë në kantier.
· Monitorimin e grafikut të zbatimit të punimeve hidraulike.


Edukimi:

· Të ketë përfunduar shkollimprofessional dhe të zotëroj diplomë teknike për hidraulik

Eksperiencat e punës:

· Teknik Hidraulik me 10 vjet eksperiencë pune, eksperiencë në sisteme hidraulike si furnizim me ujë, kanalizime dhe instalime UZ dhe UN, sisteme HVAC, instalime të mbrojtjes ngazjarri, etj.
· Preferohet të ketë experiencë në Hoteleri.

Kualifikime të tjera:

· Trajnimet nga kompanite prodhuese të HVAC, dhe cdo lloj trajnimi në fushën e instalimeve hidrosanitare nga kompanitë prodhuese.
· Të jetë i pasjisur me certifikatë të sigurimit teknik minimalisht të grupit
· Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale.
· Të ketë njohuri në proceset dhe materialet hidraulike.

Aftësi të tjera:

· Aftësi për të evedentuar dheraportuar problemet.
· Aftësi shumë të mira komunikimi dhe aftësi ndërpersonale.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund te aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre në adresën [FONT=Gisha][SIZE=3][COLOR=#0000ff]hr@manetci.al[/COLOR][/SIZE][/FONT] me subjekt MTCI_2018 ose duke plotësuar Formularin e Aplikimit në faqen zyrtare të Mane TCI @ http://manetci.al/al/karriera/formular-aplikimi

Afati i dorëzimit 18.09.2018

Vetëm kandidatet epërzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
*Tëgjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top