• Tirane, ofroj vend pune TEKNIK ELEKTRIK

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Blloku
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Elektricist & ndihmes
Gjuha
Eksperienca
vetem me eksperience



Dimension
për një kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo
alkoolike, po kërkon të rekrutoj kandidatë në pozicionin “TEKNIK ELEKTRIK”



Përgjegjësitë kryesore


  • Kontroll dhe aktivizim i impianteve ndihmëse në fillim të çdo turni.
  • Ekzaminim i difekteve gjatë procesit prodhues dhe ndërhyrje për riparimin e menjëhershëm.
  • Plotësim i formularit të nderhyrjes pas mbylljes së difektit.
  • Ekzekutim i programit të mirëmbajtjes parandaluese në pajisje.
  • Kryerje të kontrollit të pajisjeve sipas frekuencave të përcaktuara në procedurat e aprovuara.



Aftësitë dhe kualifikimet:


  • Diploma e Shkollës së Mesme Profesionale, dega Elektrike
  • Diplomë e Shkollës së Lartë në Inxhinieri Elektrike/Elektronike përbën avantazh.
  • Minimum 6-12 muaj eksperiencë në mirembajtjen e linjave të prodhimit, preferohet në industri pijesh.
  • Njohuri për përdorimin e kodeve elektrike kombëtare.
  • Aftësi për të diagnostifikuar me saktësi e shpejtësi difektet dhe riparimin e tyre në kohë.
  • Njohuri të mira të procesit dhe të linjave.
  • Njohja dhe përdorimi i manualeve të makinerive.
  • Njohja e rregullave të sigurimit teknik dhe GMP (good production method).
  • Njohjuri mbi funksionimin e PLC, aplikacioneve softëare teknike.
  • Njohja dhe përdorimi i Microsoft Office.



Si të aplikoni?

Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaja në adresën tonë të email-it: rekrutime@dimensionhr.al me subjekt “TEKNIK ELEKRTIK”

Ju mirepresim!



*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi

 


Apply WhatsApp
Back
Top